I përfunduar
Projekti per sheshin dhe pedonalet e qytetit te Kamzes

Bashkia e Kamzës do të nisë shumë shpejt punimet për ndërtimin e sheshit të ri të këtij qytetit dhe pedonales, projekte të cilat do të transformojnë pamjen e Bashkisë së gjashtë më të madhe në vend.


Institucioni i pushtetit vendor njofton se është kryer tenderimi i projektit me vlerë 97.901.555 lekë dhe tashmë vetëm pritet të nisin punimet, afati i të cilave do të jetë 180 ditë nga data e lirimit të ndërtimit. Sheshi i ri pranë Pallatit të Kulturës do të ketë një sipërfaqe prej 3963 metrash katrorë dhe simbolizon fazën e parë të ndryshimit të pamjes së qytetit. Përveç gjelbërimit (që përfshin mbjelljen e pemëve dekorative dhe luleve) dhe ndriçimit të bollshëm do të ketë një shatërvan, çezmë uji, kosha mbeturinash, etj.


Ndërkohë qyteti pajiset edhe me një shëtitore, e cila do të shtrihet përgjatë Bulevardit Blu, nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”. Projekti i pedonales parashikon shtrimin me pllaka dekorative, pajisjen me stola, ndriçim, gjelbërim me pemë dhe lule, duke u kthyer kështu në një atraksion për qytetarët e Kamzës.
Me shume projekte ne Shqiperi
Godine banimi dhe sherbimi 4, 5, 6 dhe 7 kate me 2 kate parkim nentoke, ne rrugen Jordan Misja, Tirane
Farka Lake Front Residence
Unity Residence Golem Kavaje
Rezidenca Casalago, Liqeni i Farkes
Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG
Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko
Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke
Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja





