Secondary Adv

Dy objekte banimi dhe sherbimesh, ne Rrugen Aleksander Moisiu, Kinostudio | ANDI KONSTRUKSION | 2019

Shfaq kontaktet

Dergoji email
kompanise

Asistence mbi informacionin nga ACP

+355 68 90 99 009

Dy objekte banimi dhe sherbimesh, ne Rrugen Aleksander Moisiu, Kinostudio

 
Projekti Andi Konstruksion shpk | Apartamente ne shitje ne Kinostudio, Rruga Aleksander Moisiu
Projekti Andi Konstruksion shpk | Apartamente ne shitje ne Kinostudio, Rruga Aleksander Moisiu
Projekti Andi Konstruksion shpk | Apartamente ne shitje ne Kinostudio, Rruga Aleksander Moisiu
 

Rreth projektit

Dy objekte banimi dhe shërbimesh me 8 dhe 9 kate mbi tokë dhe me 1 kat parkim nëntokë, në rrugën "Aleksandër Moisiu", Tiranë, me zhvillues dhe subjekt ndërtues "Andi Konstruksion sh.p.k. "Parcela ndërtimore ka një sipërfaqe prej 4945 m² dhe kufizohet nga sheshe dhe prona shtetërore nga të gjitha anët.

 
Projekti Andi Konstruksion shpk | Apartamente ne shitje ne Kinostudio, Rruga Aleksander Moisiu
Projekti Andi Konstruksion shpk | Apartamente ne shitje ne Kinostudio, Rruga Aleksander Moisiu
Projekti Andi Konstruksion shpk | Apartamente ne shitje ne Kinostudio, Rruga Aleksander Moisiu
 

Informacion rreth apartamenteve

Secila nga godinat është zgjidhur me 2 shkallë në mënyrë që të lejojë një orientim sa më të mirë të apartamenteve si dhe me akses të shpejtë për në banim. Kati tip i çdo objekti ka nga 4 apartamente në shkallë, kati i parafundit nga 3 apartamente ndërsa kati i fundit nga 2 apartamente. Objektet kanë 8 kate banim, 7 prej të cilave janë tip në zgjidhje planimetrike dhe të ndryshme në fasadë e në elemente arkitektonike. Kati parë dhe i fundit në të dy objektet është i tërhequr. Apartamentet janë 1+1, 2+1 dhe 3+1 janë të organizuar dhe të zgjidhur në mënyra të ndryshme në planimetri, ku ka dhe ambiente shtesë shërbimesh si garderoba dhe lavanderi. Hyrja në të gjithë apartamentet për në dhomë e ndenjes bëhet me anë të korridorit. Si zona e ditës dhe ajo e natës kanë nyjet higjeno-sanitare përkatëse të pozicionuara në korridoret ndarës.
 

Fasada dhe materialet e perdorura

Fasada në të dy objektet është konceptuar në dy volume kryesore, të cilat ndahen nga njëri tjetri me anë të trajtimit ndryshe në ngjyrë të ballkoneve, të cilat janë në formë llozhe. Objektet kanë tërheqje në katin e fundit nga të dyja anët. Fasadat veriore dhe jugore kanë çarje të mëdha nga të cilat marrin dritë ambientet kryesore. Janë përdorur dritare të larta 130 dhe 210 cm dhe 100 dhe 210 cm të cilat i japin ambjenteve më shumë dritë dhe një pamje më të mirë të natyrës jashtë. Vendosja e tyre në fasadë bëhet në mënyrë që të krijojnë një ritëm dhe përsëritje të rregullt në raport me ballkonet dhe tërheqjeve në katin e fundit. Fasadat e objekteve do të realizohen me termoizolim dhe do të trajtohen me suva grafiato ngjyrë gri dhe pana e pisët. Dritaret dhe dyert në fasadën e jashtme do jenë prej materiali plastik, ngjyrë gri e errët. Xhamat e dritareve, vetratave dhe dyerve plastike do jenë transparent. Për realizimin e parapeteve të ballkoneve do të përdoren struktura metalike ngjyrë gri si dhe me parapete me mur tulle tek verandat të trajtuara me suva grafiato. Është menduar edhe përdorimi i disa elementeve arkitektonik të trajtuara si vazhdimësi e parapeteve të ballkoneve me strukturë metalike, kjo për ti dhënë fasadës një vazhdimësi harmonike.
 

Sistemimet e jashtme

Në sistemimet e jashtme, duke qenë se sheshi në përgjithësi nuk ka disnivele është mbajtur e njëjta kuotë. Ndërtimet e reja zënë vetëm 20.9% të sheshit për zhvillim, duke lënë shumë hapsira të lira e të gjelbëruara në funksion të banorëve të kompleksit. Hyrja për në parkim bëhet nga objekti jugor, nëpërmjet rrugës që kalon në anën perendimore të sheshit. Oborri është i gjelbëruar në pothuajse të gjithë sipërfaqen e tij me bar dhe pemë të larta. Në afërsi të shesheve të gjelbëruara parashikohet vendosja e stolave si dhe e lodrave për fëmijë.
 

Video

 

Rreth kompanise Andi Konstruksion

Kompania Andi Konstruksion eshte krijuar ne vitin 1996 dhe ushtron aktivitetet ne fushen e ndertimit civil dhe industrial, kryesisht ne sektorin e ndertimit te godinave me destinacion banim dhe sherbime. Gjate kesaj periudhe prej 20 vitesh ne kemi bere te mundur realizimin e shume godinave me nje siperfaqe totale prej me shume se 180 000 m2 ndertim. Kompania perbehet nga nje staf inxhiniero-teknik i kompletuar, i kualifikuar me se miri dhe me eksperience. Kapaciteti teknik me baze materiale dhe makineri eshte per te perballuar ndertime te madhesive te mesme dhe te larta.

Me shume projekte ne Shqiperi