Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Thanas Ziko prane Shkolles se Kuqe | VASO shpk | 2019
VASO shpk - Dy godina banimi dhe shërbimi 6 dhe 10 kate me 1 kat parkim nëntokë ne rrugen Thanas Ziko ( Pas Shkollës së Kuqe Tiranë )

Rreth projektit
Qëllimi i ketij projekti është ndërtimi dy Dy godina banimi dhe shërbimi 6 dhe 10 kate me 1 kat parkim nëntokë ne rrugen Thanas Ziko ( Pas Shkolles se Kuqe Tirane ) i cili është parashikuar se do të përmbajë apartamente banimi dhe ambjente shërbimesh si dhe poste Parkimi. Te dyja Godinat do te jene te orientuara ne drejtimin Jug-Lindje dhe Jug-Perendim , ku misis dy godinave si dhe ne pjesen jugore te godinave do te jete nje hapesire e gjelber e cila do te jete ne sherbim te komunitet te ketyre Godinave.
Informacion rreth apartamenteve
Ndarjet e brendshme te apartamenteve jane te organizuara ne apartamente 1+1, 2+1, 3+1. Të gjitha apartamentet janë projektuar dhe zbatuar sipas normave të projektimit të banesave të legjislacionit në fuqi.
Fasada

Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike ku me shiun e parë dhe të dytë pllaka kthehet në gjendjen fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike . Esenca e fasadës së ventiluar gjendet në realizimin e hapësirës së ndërmjetme, gjegjësisht të shtresës për ventilim ndërmjet veshjes së jashtme mbrojtëse të fasadës dhe shtresave të tjera, e cila përmes hapjeve të caktuara është e lidhur me mjedisin e jashtëm. Roli kryesor i shtresës së ventilimit qëndron në largimin e avullit difuz të ujit, i cili në periudhën dimërore lëviz nga hapësira e brendshme më e ngrohtë në drejtim të hapësirës së jashtme dhe eliminimin e kondensatës eventualisht të krijuar, si dhe në reduktimin e ngrohjes së masës bazë të murit gjatë verës, respektivisht në mbrojtjen më të mirë të hapësirës së brendshme nga temperaturat e larta verore.
Tabela e kantierit

Rreth kompanise
VASO shpk është themeluar si një kompani ndërtimi në vitin 2000 me qendër në Vlore e më pas duke u zgjeruar me tej në territorin e Shqipërisë. Me eksperiencë shumë të gjatë në sektorin e ndërtimit VASO shpk është një shoqëri e specializuar në ndertimin e godinave civile shumë katëshe, resorte, vilave, objekteve tregtare.
Me shume projekte ne Shqiperi
Objekt banimi 2, 3, 4 dhe 5 kat me 2 dhe 3 kat parkim nentoke - Rruga Hamdi Garunja, Tirane
Godine banimi dhe sherbimi 4, 5, 6 dhe 7 kate me 2 kate parkim nentoke, ne rrugen Jordan Misja, Tirane
Farka Lake Front Residence
Unity Residence Golem Kavaje
Rezidenca Casalago, Liqeni i Farkes
Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG
Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko
Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke
Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja