Palazzo Viridario 3, Rruga Ndreko Rino | KASO shpk | 2020
Palazzo Viridario 3 - Rruga Ndreko Rino

Rreth projektit
-Objekti është ndërtuar me betone të markave të larta ku theksohet M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.
-Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike HT (pllakë vetlarje), ku me shiun e parë dhe të dytë pllaka kthehet në gjendjen fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech). Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të çarjeve dhe grupimi i tyre në module lehtësisht të lexueshme.
-Për sa i përket mureve ndarës të apartamenteve janë me izolim akustikë që ndalon zhurmat ndërmjet apartamenteve dhe banorët nuk shqetësojnë njeri-
tjetrin.-Gjithashtu kurbatura e kateve të nëntokes është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes.
-Për shkak se volumet e kateve nëntokë të parkimit janë të sfazuara, 2 prej ashensorëve shkojnë deri në katin e 3 të nëntokës ndërsa i treti fillon në nivelin e katit përdhe.
-Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri.
-Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.
-Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.
Me shume projekte ne Shqiperi
Objekt banimi 2, 3, 4 dhe 5 kat me 2 dhe 3 kat parkim nentoke - Rruga Hamdi Garunja, Tirane
Godine banimi dhe sherbimi 4, 5, 6 dhe 7 kate me 2 kate parkim nentoke, ne rrugen Jordan Misja, Tirane
Farka Lake Front Residence
Unity Residence Golem Kavaje
Rezidenca Casalago, Liqeni i Farkes
Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG
Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko
Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke
Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja