Tirana Trio Towers Residence, Rruga Don Bosko, Tirane | 2S-J KONSTRUKSION | 2021
Tirana Trio Towers Residence - 3 objekte banimi 10kt me 2kt parkim nentoke, Rruga Don Bosko, Tirane

Kompleksi Rezidencial Tirana Trio Towers ka një siperfaqe totale të truallit prej 6461.4 m2 e cila shtrihet ne 3 objekte banimi dhe shërbime me nga 10 kate secila dhe 2 kate nëntoke. Tipet e apartamenteve janë 1+1, 2+1 dhe 3+1 të cilat ofrojnë hapësira të bollshme. Për një jetesë sa më të shëndetshme dhe ekologjike ne jemi kujdesur për hapesirat e gjelbërta lulishte, trotuare dhe ambjente relaksuese të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 3000 m2. Rëndesi e vecantë në hapësirat rekreative i ështe dhënë kendit të lojrave që zë një siperfaqe prej 1000 m2 tërësisht i dedikuar për argëtimin e fëmijëve.

Tirana Trio Towers Residence eshtë ideuar në një nga studiot arkitekturore më të mira, e cila ka menduar në detaje për mirëqenien dhe komoditetin e banoreve të ketij kompleksi rezidencial. Ajo që bën diferencën nga ndërtimet e tjera është ndricimi natyral i shkallëve, i një pjese të madhe të tualeteve si dhe pjesa më e madhe e dritareve të kompleksit jana te tipit dritare fasadë për të lejuar hyrjen e dritës natyrale dhe ajrosjen perfekte të të gjithë shtepisë.
Detajet e ndertimit


Godina është e veshur me fasadë të ventiluar kombinuar në hapsira të vogla me sistem kapot, duke ruajtur ambjentin sa më të ngrohtë në dimër dhe të fresket në verë. Ky izolim është kryer me metodat më bashkëkohore dhe shërben për kursimin e energjisë elektrike.
Soletat e secilit kat të godinave janë ideuar të pajisen me një membranë gome e cila nuk lejon depertimin e zhurmave nga një kat në tjetrin, duke ruajtur një izolim perfekt akustik të apartamenteve. Multisplit Punimet e brendshme hidraulike do të jenë me cilesi maksimale me materalet lider në treg dhe me të gjitha pajisjet hidrosanitare të sistemit sospeso.
Sistemi i ngrohje - ftohjes në apartamente do të jetë sipas teknologiise më të fundit dhe me sistem kondicionimi inverter.
Dyerve të brëndshme, të jashtme dhe dritareve ju është dhënë rëndësi për të ofruar izolim akustik dhe termik maksimal.
Ky kompleks ka ruajtur standartet duke u bazuar ne parametrat BE-së në te cilen thuhet se nje ashensor mbulon deri ne 4 aparlamente banimi.
Me shume projekte ne Shqiperi
Rose Residence ne rrugen Emin Duraku, Tirane
Strukture banimi, sherbimi dhe funksione te perziera me vendodhje prane rruges Sulejman Delvina, Tirane
Godine banimi dhe sherbimi 1,5,6,7,8,9 dhe 10 kat me 3 kat parkim nentoke ne rrugen 5 Maji
Godine banimi dhe sherbimi me parkim nentoke ne rrugen Besim Imami, Myslym Shyri
Lion Residence 2 ne rrugen Dritan Hoxha, Tirane
Kompleksi Ajka ne rrugen 5 Maji
Godine banimi dhe Sherbimi 1, 5 dhe 7 kate me 3 kat parkim nentoke ne rrugen Selaudin Zorba, Tirane
Godine Banimi dhe Sherbimi 1,4,7,8 dhe 9 Kat me 3 kate parkim nentoke ne rrugen Artan Lenja
Projekti per ndertimin e shkolles Edith Durham, Tirane