Secondary Adv

Univers City | ALES CONSTRUCTION | 2022

Dergoji email
kompanise

PROJEKTI UNIVERS CITY - ALES CONSTRUCTION

Univers City është qyteza më e re që po ndërtohet në Tiranë. Vendndodhja e kësaj qyteze është e atillë që të lejon të jesh si pranë shërbimeve kryesore, por edhe po aq në distancë nga zhurma dhe kaosi i zakonshëm i metropolit. Kompleksi ndodhet vetëm 2 minuta nga qendra tregtare QTU dhe në një distancë prej 10 minuta nga Sheshi “Skënderbej”. Lehtësisht i aksesueshëm nga çdo drejtim, me transport të vazhdueshëm Qendër – QTU – Univers City.

 
Univers City, Ales Construction, Apartamente 1+1, 2+1, 3+3 ne shitje.
Univers City, Ales Construction, Apartamente 1+1, 2+1, 3+3 ne shitje.
Univers City, Ales Construction, Apartamente 1+1, 2+1, 3+3 ne shitje.

Ky kompleks rezidencial është konceptuar si një qendër e re urbane, duke mbajtur në vëmendje cilësinë e jetesës dhe aktivitetin ditor të çdonjërit prej nesh. Univers City është i organizuar në ndërtesa të shumëllojshme me infrastrukturë bashkëkohore, me 7, 8 apo 9 kate, që i përputhen kërkesave të çdo blerësi.

 

Një jetesë e thjeshtë dhe e shëndetshme arrihet më së miri në këtë mini-univers, ku brenda pak hapash gjeni parqe të gjelbra me hapësira për shëtitje, kënde lojërash, kënde sportive, shkollë e kopsht publik, njësi të ndryshme shërbimi, si brenda kompleksit apo edhe tek QTU, që ndodhet fare pranë.  Univers City është i ideuar për të qenë një qytet më vete, një Univers i ri; aty do të gjeni një infrastrukturë rrugore të mirëplanifikuar.

 
Univers City, Ales Construction, Apartamente 1+1, 2+1, 3+3 ne shitje.
Univers City, Ales Construction, Apartamente 1+1, 2+1, 3+3 ne shitje.
Univers City, Ales Construction, Apartamente 1+1, 2+1, 3+3 ne shitje.

Korsitë e dedikuara për biçikleta dhe vrapim në natyrë i japin frymë kompleksit, larg kaosit të kryeqytetit. Në konceptimin e tij nuk është lënë jashtë vëmendjes parkimi, duke zgjidhur në këtë mënyrë një problem jo të vogël për këdo.

 

PROJEKTI

Univers City përbëhet nga ndërtesa me njësi të shumëllojshme banimi dhe shërbimi si dhe infrastrukturë të plotë për një jetesë komode në një komunitet rezidencial:

  • Sipërfaqe e gjelbëruar: 10,500 m²
  • Sipërfaqe rekreative: 14,500 m²
  • Sipërfaqe për park lojërash & kënde sportive: 5,500 m²
  • Sipërfaqe për shërbime: 5,300 m²
  • Sipërfaqe për parkim nëntokësor: 89,985 m²


Apartamente të tipologjive të ndryshme me sipërfaqe të përshtatura për çdo mundësi dhe familje:

  • 1+1 me sipërfaqe ~ 52 - 56 m²
  • 2+1 me sipërfaqe ~ 82 - 86 m²
  • 3+1 me sipërfaqe ~ 110 m²

 

KARAKTERISTIKAT

Kompleks i mirëfilltë rezidencial me infrastrukturë të plotë për një qendër banimi
 
Kënde lojrash dhe hapësira të gjelbra, të dedikuara për fëmijë

Shumëllojshmëri objektesh 7, 8 dhe 9 kate
 
Shkollë dhe kopsht publik brenda kompleksit
 
Infrastrukturë rrugore:
   -Sistem rrugor unazor
   -Sistem i mirë-organizuar për këmbësorë
   -Korsi të veçanta për biçikleta dhe vrapim në natyrë
 
Fusha të ndryshme sportive me parametra profesionale, ekskluzive për banorët
 
Standarde të larta ndërtimi
   -Fasadë e jashtme me sistem kapot
   -Izolim akustik
   -Tarraca me termoizolim
  -Sistem i testuar me struktura antisizmike
 
Mundësi përzgjedhje të rifiniturave dhe personalizim të pronës
 
Akses i gjithanshëm drejt qendrës së Tiranës dhe akseve kombëtare
 
Barrierë fizike për zhurmat

 

AVANTAZHET

Kompleks residencial me çdo shërbim të nevojshëm për të gjithë familjen: akomodim, arsimim, shumëllojshmëri njësish tregtare, infrastrukturë rrugore, ambiente për argëtim, aktivitete sportive etj. Çmim shumë i favorshëm për të gjithë.

 

- Mundësi kreditimi pa kolateral falë bashkëpunimit të Grupit BALFIN me banka të ndryshme.

- Sipërfaqe e optimizuar e hapësirave të brendshme.

- Hapësira të dedikuara për parkim.

- Shumëllojshmëri apartamentesh për t’iu përshtatur çdo kategorie blerësi.

- Mundësi e shkëlqyer blerjeje për banim, zhvillim biznesi apo investim.

- Hapësira të gjelbra si në asnjë kompleks tjetër rezidencial në kryeqytet.

- Ambiente sportive, më të mëdhatë në Shqipëri.

- Transport urban i vazhdueshëm: Qendër – QTU – Univers City.

 

VENDNDODHJA

Kompleksi ndodhet vetëm 2 minuta nga qendra tregtare QTU dhe në një distancë prej 10 minuta nga Sheshi “Skënderbej”. Lehtësisht i aksesueshëm nga çdo drejtim, me transport të vazhdueshëm Qendër – QTU – Univers City.

 

Video

Me shume projekte ne Shqiperi