Secondary Adv

Godine Banimi Sherbimesh 6, 8 dhe 10 kat, me 2 kat parkim nentoke ne rrugen Migjeni Tirane | DEIVI 2001 | 2022

Dergoji email
kompanise

DEIVI 2001 - Godine Banimi Sherbimesh 6, 8 dhe 10 kat, me 2 kat parkim nentoke ne rrugen Migjeni, Tirane

 
Kompleksi Deivi 2001 Rruga Migjeni Tirane (Apartamente per shitje)
Kompleksi Deivi 2001 Rruga Migjeni Tirane (Apartamente per shitje)
Kompleksi Deivi 2001 Rruga Migjeni Tirane (Apartamente per shitje)
 

KONCEPTIMI I ZGJIDHJES KONSTRUKTIVE

 

Persa i përket zgjidhjes konstruktive është menduar të jetë me strukturë mbaitëse ne trajtë skeleti beton-arme dhe me mure mbushës. Në zbërthim te strukturës mbajtëse, zgjidhja e paraqitur parashikon krijimin e dy bërthamave qëndrore konstruktive prej beton-armeje të vendosur ne qendër të seksioneve dhe janë llogaritur për thithjen e pjesës me te madhe të forcave sizmike, të cilat paraqiten të një shkalle të lartë, sipas kategorizimit te bërë nga Instituti i Sizmiologjikës. Dy berthamat jane grupi i ashensoreve dhe grupi i shkalleve te cilat jane te vendosura larg njera tjetres. Gjithashtu në funksion të po kësaj zgjedhjeje, rrjeti i kolonave, i caktuar sipas nje moduli aksial kuadratik është llogaritur të kryeje të funksionimit te berthamave. Kjo ka çuar në zgjidhjen e nje sistemi trarësh të cilët pozicionohen në formë kuadratike rreth berthamës me dimensione 40x50cm me tra te thelle. Kollonat janë me përmasa 90x40cm pjeserisht ne parkimin nentoke. Marrja e këtyre masave garanton parashikuara.

 

DETAJE ARKITEKTONIKE

 

Ne ndricimin e fasades eshte propozuar ndricimi linear me ndricim LED , per te konturuar me shume volumet masive ne objekt, si dhe ndricimin pikesor ne ballkone, per te krijuar nje ritem. Ne katin perdhe, lidhur me sistemimin e jashtem, jane propozuar vazo betoni ne shkallet qe te cojne ne ambientet e sherbimit, me gjelberim te mesem dekorues, ne menyre qe cdo hyrje te vihet ne pah akoma edhe me shume. Gjithashtu, ne kuoten +4.95, do te vendoset nje structure "strehe" e cila simbolizon dhe mireseardhjen ne objekt dhe "e shkeput" katin perdhe me katet e siperme te banimit. Kio strukture eshte mbajtese metalike te fshehur, me veshje panel sandwich, pa valezime dhe fuga.

 

FASADA

 

Pergjate gjithe struktures ne dy fasadat kryesore, do te vendoset nje shirit ndricimi, i cili do te jete LED dhe perforcon edhe me shume statiken e elementit te hyrjes. Parapetet e ballkoneve do te jene me kangjella metalike, me profile hekuri te rrotulluara me 45 grade, ne menyre qe shikueshmeria ne brendesi te ballkonit nga ruga te jete 0 dhe te siguroje intimitet per banoret e objektit. Po ashtu, ne ballkonet ku afersia midis njeri tetrit eshte e afert shume dhe ndikon ne privatesine e residenteve, do te perdoren elemente vertikale gjatesore, te rotulluar me 45 grade, te cilat do te jene si element funksionale, ashtu edhe elemente dekori.

 

GJELBERIMI DHE HAPSIRAT E PERBASHKETA

 

Gjelberimi i cili do te perdoret ne sistemimin e jashtem, do te jete bimesi e ulet e cila perfshin bime si levander, dhe bimesi e mesme si pishat e vogla, duke qene se parcela ne te cilen zhvillojme ndertim, ka hapesire rekreative te kufizuar. Shtrimi i rrugeve te kalimit ne parcele ,ne sistemimin e jashtem do te behet me pllaka betoni e guri, si edhe me pllaka mermeri ne zonen e shkalleve per hyrjen ne objekt. Ne zonen e krygezimit te rruges, propozohet vendosja e nje skulpture si dekor, e vendosur Brenda nje bazeni ujor, per ti dhene rendesi si objekt i kuruar ne detaj, si edhe per ta bere nje hapesire komforte e dinamike duke qene se ka dalje direkte ne rrugen kryesore.

Me shume projekte ne Shqiperi