Objekte Banimi dhe Sherbimesh me 9 dhe 10 kate mbitoke, me 4 kate parkim nentoke ne rrugen Sami Frasheri | 2AG-Konstruksion 2014 | 2023
Objekte Banimi dhe Sherbimesh me 9 dhe 10 kate mbitoke, me 4 kate parkim nentoke ne rrugen Sami Frasheri | 2AG-Konstruksion 2014 shpk

PROJEKTI
FUNKSIONI I OBJEKTIT
Objekti do të ketë funksion banimi, me ndarje të tipit apartamente dhe në ambiente shërbimesh dhe biznese. Në funksion të këtyre hapësirave, është propozuar 4 kate parkimi nëntokësor, i cili zë 78% të sipërfaqes së pronës me 52 vende parkimesh. Kati përdhe dhe katet 1-3 kanë funksion shërbimi (zyra), me dalje të drejtpërdrejtë në faqen perëndimore nga do te jetë dhe hyrja për në apartamente. Objekti parashikon të strehojë gjithsej 13 familje, duke i`u referuar ndarjeve të secilit kat, ku nga kati 4 deri në katin e 10 janë propozuar 2 apartamente në çdo kat dhe në katin e 11 një apartament tip Penthouse.
Sipas propozimit janë parashikuar 8 apartamente 3+1, 4 apartamente 2+1 dhe 1 penthouse. Secili apartament ka dalje në llozha ose në veranda. Hyrja për në parkim mendohet nga degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”. Hyrja për në objekt për banim dhe për zyra do të bëhet në pjesën e brendshme të objektit ku është dhe oborri I brendshëm I cili aksesohet nga degëzimi I rrugës “Sami Frashëri”. Objekti ka një grup shkallë ashensor për shkak të sipërfaqes së vogël. Shkallët janë propozuar që të kenë dhe funksionin shkallëve të emergjencës në raste avarie në objekt. Të gjitha hapësirat e banimit janë projektuar sipas normave të projektimit të banesave të legjislacionit në fuqi.
FASADA DHE RIFINITURAT
Në mënyrë që fasada të jetë sa më e ndriçuar, fasada përmban dritare te mëdha me shumë hapsirë drite, ku synimi i modelimit të fasadës është krijimi i një fasade xhami dhe lidhja e moduleve te xhamit me profile të hollë dhe të lehtë metalik. Dritaret kryesisht janë dritare nga dyshemeja deri në tavan dhe të shpërndara në mënyrë të tillë që të optimizojë sasinë e ndriçimit natyrale që futet në objekt. Në ambientet në të cilat kërkohet privatësi, këto çarje propozohen vetëm me një modul (përmasën më të vogël). Përmes propozimit synohet unfikimi I fasadës dhe lidhjen vizuale me objektit 10 Kat, propozuar në lindje.
SISTEMIMET E JASHTME
Në zonë propozohet gjelbërim i ulët, i mesëm, dhe i lartë, i cili me pasazhet e kalimit krijon një hapësirë piktoreske, e cila ndikon pozitivisht në psikologjinë e banorëve. Duhet përmendur që gjelbërimi i propozuar është gjelbërim i përhershëm duke krijuar hapësira të hijëzuara dhe freskëta gjatë verës dhe hapësira të diellëzura gjatë stinës së dimrit. Sheshi zonohet në hapësira rekreative, të cilat evidentohen nga detajet e ndryshme të shtrimit. Në shesh janë propozuar hapësira të kalimit, hapësira për fëmijët dhe hapësira të tjera të lira. Hapësira në funksion të shërbimeve është shtruar me pllaka betoni. Hapësirat e kalimit, kanë një gjerësi që varion nga 2-3 m dhe përbëjnë 29% të sheshit, ndërsa hapësirat e gjelbëruara 35%.
Tabela | 2AG-Konstruksion 2014 shpk

RRETH KOMPANISE
Shoqeria “2AG-KONSTRUKSION 2014“ Shpk, shoqeri me pergjegjesi te kufizuar, me administrator Z. Altin Ferraj, krijuar ne date 08.04.2014, me adrese Rruga Barrikada, zona kadastrale 8360, Nr. Pasurie 1/175, Tirane, regjistruar ne Qkb me Nr. Nipti L41608012G, me nje eksperience 7 vjecare ne fushen e ndertimit te objekteve te ndryshme civile private dhe shteterore, dhe agjensi per shitblerjen e ketyre ndertimeve, ofron siguri dhe garanci per bashkepuntoret e saj, duke ofruar ne fushen e ndertimit me krijimin jo vetem ambjente banimi dhe sherbimi me cilesi te larte por edhe objekte me rendesi per qytetin.
Me shume projekte ne Shqiperi
Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG
Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko
Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke
Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja
Godine banimi dhe sherbimi 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 kate, me 2 kate parkim nentoke, Fusha e Aviacionit
Objekt me funksion tregtie dhe sherbime 7-8 kate mbi toke dhe 2 kate nentoke, me vendndodhje ne rrugen Jordan Misja, Tirane
Rose Residence ne rrugen Emin Duraku, Tirane
Strukture banimi, sherbimi dhe funksione te perziera me vendodhje prane rruges Sulejman Delvina, Tirane
Godine banimi dhe sherbimi 1,5,6,7,8,9 dhe 10 kat me 3 kat parkim nentoke ne rrugen 5 Maji