Secondary Adv

Projekti Lana Riverside Residences (56 kate), Bulevardi Gjergj Fishta, Tirane | Forever Construction Shpk | 2024

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për projektin Lana Riverside Residences me kompani ndërtimi Forever Construction. E themeluar në nëntor 2018, Forever Construction zotërohet 100 për qind nga Lefter Sota.

Projekti Lana Riverside Residences

Lana Riverside është një kompleks ndërtimi i përbërë nga disa kulla, njëra prej të cilave do të jetë 56 kate. Zona e projektit është në Bulevardin Gjergj Fishta pranë ambienteve të ish-Universitetit Europian të Tiranës, ku sipas lejes i gjithë projekti do të ketë mbi 156 mijë metra katrorë ndërtim.

Me 56 kate, Lana Riverside bëhet zyrtarisht kulla më e lartë në Shqipëri. Sipas treguesve teknikë do të ketë një lartësi prej 204.5 metrash dhe do të ngrihet në formën e një cilindri.

 

Vëndndodhja

Me shume projekte ne Shqiperi