Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania ITE GRUP kerkon te punesoje nje Menxher Objekti/Inxhinier Elektrik.
Detyrat
-Përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për fillimin e punës në objekt në përputhje me praktikat e kompanisë.
-Përgjegjës për përgatitjen dhe kontrollin e vazhdueshëm të plan buxhetit të plotë për projektin.
-Planifikon dhe përgatit planin e punës për projektin në përputhje me planin e projektit të ndërtimit.
-Planifikon fuqinë punëtore, supervizon skuadrën e punës dhe monitoron zhillimin e punimeve me qëllim realizimin e objektivave brenda afateve të parashikuara.
-Përgjegjës për evidentimin e bazës materiale në objekt dhe sigurimin e tyre në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
-Menaxhon korrespondencen dhe dokumentacionin e objektit në përputhje me kontratën.
-Negocion, trajton dhe zgjidh kërkesat e klientit me aprovim të eprorit.
-Përgatit dhe dorëzon të gjithë dokumentacionin për procedurat e mbylljes së projektit sipas kontratës ose sipas kërkesave të Klientit.
-Kryen post analiza mbi kostot e projektit për të përcaktuar vende me hapsira për përmirësime në projekte të tjera.
Kualifikimet
-Të ketë përfunduar studimet e larta në Automatizim, Energjitikë, Elektrike Etj.
-Të ketë eksperiencë në menaxhim projekti mbi 3 vite.
-Njohuri të mira të Autocad, paketës Microsoft Office (Word, Excel)
-Leje Drejtimi Kategoria B
-Të ketë njohuri të mira në gjuhët e huaja anglisht/italisht.
-Aftësi superiore deleguese dhe menaxhuese.
-Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe menaxhimit të burimeve.