Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania Martini kerkon te punesoje nje Senior Arkitekt/ Inxhinier.
Detyrat
-Zhvillimi dhe zbërthimi në detaje të projekteve të fasadave, duke siguruar që ato të jenë funksionale, estetike dhe të qëndrueshme.
-Krijimi i vizatimeve teknike, specifikimeve dhe dokumentacionit tjetër të nevojshëm për zbatimin e projektit.
-Monitorimi i procesit të prodhimit të fasadave për të siguruar që produktet të përmbushin kërkesat e projektit dhe standardet e cilësisë.
-Koordinimi me ekipet e montimit për të siguruar që instalimi i fasadave të kryhet saktësisht sipas planit.
-Identifikimi dhe adresimi i problemeve teknike që mund të lindin gjatë fazave të ndryshme të projektit.
-Mbajtja e kontakteve të rregullta me klientët për të siguruar që kërkesat e tyre të përmbushen dhe për të ofruar këshilla profesionale në lidhje me dizajnin dhe zbatimin e fasadave.
Kualifikimet
-Diplomë Universitare në Arkitekture, Inxhinieri Ndërtimi, ose fusha të ngjashme.
-Minimumi 2 vite eksperiencë në fushën përkatëse, preferohet me experience në projekte fasadash.
-Përdorimi i avancuar i AutoCAD, dhe software-ëve të tjerë të dizajnimit dhe modelimit 3D.
-Eksperiencë në menaxhimin e projekteve, përfshirë planifikimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në kantier.
-Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si verbal ashtu edhe me shkrim, për të bashkëpunuar me klientët, ekipet dhe palët e tjera të interesit.