Tirane
2026-02-05, 25 ditë të mbetura
| Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Te tjera | Me eksperience | Full-time | Paga e kenaqshm |
Përshkrimi
Njoftim Punësimi
Pozicioni: Koordinator i Sigurisë në Fazën e Zbatimit
Kompania: Energy Plus Albania sh.p.k.
Vendndodhja: Tiranë
Vendi ku do te ushtroni aktivitetin: Durrës, fillimisht part time horizontal ose vertikal
Energy Plus Albania, kompani e specializuar në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, kërkon të punësojë një Koordinator të Sigurisë në Fazën e Zbatimit, për të mbështetur projekte të ndryshme të ndërtimit dhe industrisë, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet e SHP.
Detyrat kryesore:
•Hartimi, mbikëqyrja dhe përditësimi i PSK (Plani i Sigurisë dhe koordinimit në fazën e zbatimit) dhe dokumentacionit shoqërues.
•Monitorimi i zbatimit të masave të sigurisë në kantier dhe kontrolli i pajtueshmërisë me legjislacionin shqiptar SHP.
•Koordinimi me kontraktorë, nënkontraktorë dhe grupet e punës për sigurimin e kushteve të duhura të punës.
•Kryerja e inspektimeve periodike në kantier dhe përgatitja e raporteve të konstatimeve.
•Mbajtja e evidencave të trajnimeve, pajisjeve personale mbrojtëse dhe autorizimeve të punonjësve.
•Ndërhyrja dhe menaxhimi i situatave të riskut dhe aksidenteve, sipas procedurave të emergjencës.
•Dhënia e udhëzimeve teknike lidhur me masat parandaluese dhe përmirësuese në vendin e punës.
•Përpilim Plan Operativ Sigurie
Kualifikimet e kërkuara:
•Diplomë universitare në Inxhinieri (Mjedis, Mekanikë, Elektrike, Civile ose fusha të ngjashme).
•Eksperiencë e mëparshme në SHP ose në pozicione të ngjashme është avantazh.
•Njohje shumë e mirë e legjislacionit shqiptar të SHP dhe akteve nënligjore (VKM nr. 107/2014, VKM nr. 108/2014, etj.).
•Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi me ekipet në terren.
•Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime teknike.
•Leje drejtimi kategoria B (avantazh).
Ne ofrojmë:
•Kontratë pune të rregullt sipas legjislacionit në fuqi.
•Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
•Mjedis dinamik pune dhe projekte të rëndësishme në sektorë të ndryshëm.
•Paketë financiare konkurruese, në përputhje me eksperiencën.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën:
info@energyplusitalia.com
Me subjektin: Aplikim – Koordinator i Sigurisë në Fazën e Zbatimit




