Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
Kompania Mane TCI,lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon kërkon të punësojë Inxhinier HSE në qytetin e Vlorës
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri HSE është përgjegjës për ndjekjen, monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve për stafin e kantierit. Inxhinieri koordinon të gjithë punonjësit e kompanisë, si dhe kontraktorët e personat përgjegjës të tyre, sigurohet që kompanitë i përmbushin kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.
Detyrat
-Të sigurohet që stafi i kantierit dhe kontraktorët të cilët punojnë në projekt, të përmbushin kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik;
-Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë;
-Të zbatojë procedurat e Kompanisë për HSE, si dhe të ndikojë në përmirësimin e tyre në kuadër të zhvillimit të kompanisë dhe stafit;
-Të inspektojë, të kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
-Të kryejë trajnimin e stafit të ri, si dhe të asistojë në trajnimet e kantierit lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
-Të kryejë DVR për çdo kantier së bashku me grupin e ngarkuar nga kantieri, të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e DVR dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
-Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
-Të asistojë në mbledhjet periodike të këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
-Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në kantier dhe zyrë;
-Të inspektojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
-Të ndihmojë në hartimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit;
-Të ndihmojë në hartimin e Planit Operativ të Sigurisë;
-Asiston stafin e kantierit mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;
-Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në kantier;
-Të bashkërendojë me drejtuesit e kantiereve për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikëqyret prej tyre;
-Të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe.
Kualifikimet
-Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi
-Të ketë eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin;
-Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë dhe shëndetin;
-Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit të sigurisë së akredituar nga institucionet shtetërore;
-Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
-Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
-Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
-Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personale;
-Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).