Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
Kompania Mane TCI lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon kërkon të punësojë Inxhinier Zyre.
Detyrat
-Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
-Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve elektrik për t'u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
-Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
-Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
-Identifikon, tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
-Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
-Aprovon materialet që implementohen në kantier;
-Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
-Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike;
-Përgatit dosjen për leje në institucionet përkatëse, në kohën e duhur;
Kualifikimet
-Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Elektrike
-Të paktën 5 -7 vjet eksperiencë pune;
-Eksperiencë në sistemet Data dhe IT, sistemet e monitorimit CCTV, sistemet e zjarrit dhe kundra vjedhjes;
-Aftësi në koordinimin e punimeve elektrike;
-Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike;
-Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
-Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
-Eksperiencë në CAD dhe MS, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet;
-Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet elektrike është avantazh.