Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Ndertim | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
Kompania ManeTCI, lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon kerkon te punesoje Drejtues Kantieri.
Detyrat
-Merr pjesë së bashku me menaxherin e projektit në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit të projektit;Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve si dhe ndjekjen e ecurinë e tyre;
-Zbatimi i punimeve në këtë projekt në përputhje të plotë me projektet e miratuara, direktivat dhe standardet e Kompanisë si dhe në përputhje me KTZ;
-Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
-Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
-Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet dhe planet e projektit;
-Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
-Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
-Aprovimin e penaliteteve;
-Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
-Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
-Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit;
-Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
-Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
-Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
-Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
-Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
-Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
-Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
-Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
-Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
-Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
-Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkt të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
-Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizimin e tyre;
-Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;
-Detyra të tjera që i ngarkohen;
Kualifikimet
-Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi.
-Kualifikime të tjera: Eksperiencë pune në industri të njëjtë jo me pak se 10 vjet;
-Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
-Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
-Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
-Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
-Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
-Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
-Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)