Tirane 2022-06-15, 0 dite te mbetura
Nr. Reference: 1322Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë.
ALUFLOR kerkon te punësojë një Asistent/e te Departamentit Juridik dhe Burimeve Njerezore.
Detyrat
-Harton kontrata te tipeve te ndryshme dhe ndjek zbatimin e tyre;
-Ndjek proceset gjyqesore dhe perfaqeson kompanine ne Gjykate;
-Njeh, harton dhe sigurohet per zbatimin e politikave, rregulloreve dhe procedurave te kompanise;
-Ndjek dhe perditeson vizionin dhe politikat per menaxhimin e burimeve njerezore, që mbështesin qëllimet strategjike te kompanisë;
-Menaxhon procesin e rekrutimit;
-Planifikon, harton strategji dhe është përgjegjës për organizimin e trajnimeve të punonjësve;
-Menaxhon sistemin e vlerësimit të performancës të punonjësve;
-Sigurohet për zbatimin e rregullave te Sigurimit Teknik në kompani sipas legjislacioni në Fuqi;
-Harton dhe sigurohet për zbatimin e strukturës së dokumentacionit të departamentit;
-Perfaqeson kompanine ne marredhenie me palet e treta per ceshtjet juridike;-Shërben si urë lidhëse me punonjesit dhe raporton tek Administrator i Kompanisë.
Kualifikimet
-Te kenë përfunduar arsimin e lartë, dega Juridik;
-Të kenë eksperiencë pune ne sektorin Juridik;
-Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
-Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office;
-Aftësi shumë të mira komunikimi;
-Aftësi për të punuar në grup.
-Të kenë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
-Të jenë të komunikueshëm me kolegët dhe të gatshëm në çdo kohë të japin ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë;
-Të karakterizohen nga ndershmëria, integriteti dhe korrektësia;
-Të kenë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojnë në dhënien e ideve të reja;
-Të ecin me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë;
-Të ruajnë konfidencialitetin.