Përshkrimi
Kompania ManeTCI lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon kërkon të punësojë Inxhinier Kantieri Vlore.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kontrollon përputhshmërinë e projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonike – konstruktive – KUZ – KUB, infrastrukturës inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv e arkitektonik të elementeve të ndryshëm;
Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli, etj;
Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, sigurohet që të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe të rregullave në fuqi;
Ndjek përmbushjen e kontratave dhe kontrollon firmat nënkontraktore në lidhje me cilësinë e punimeve, situacionet dhe afatin;
Merr masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
Ndjek cilësinë e lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
Aprovon materialet që implementohen në kantier;
Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
Merr në dorëzim punimet e zbatimit si dhe kryen inspektimet e rregullta;
Përgatit snag listat ose punimet me mangësi apo të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
Zbaton me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes; Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodin e veshjes;
Përgatit dosjen e cilësisë për materialet specifike të importit që nuk kanë mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
Ndjek zbatimin e cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
Organizon dhe koordinon me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist) për punime në kantier;
Udhëheq punimet, planifikon frontet e punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinon programin e punës midis kontraktorëve aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
Evidenton nevojat për materiale dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
Përgatit raportet ditore/javore për problematika dhe ecurinë përkatëse;
Kontrollon periodikisht kostot, në përputhje me preventivin;
Përgatit draftet e urdhër ndryshimeve dhe shtesave të kontratave;
Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.
Kualifikimet
Edukimi:
Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
Jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura);
Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj;
Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj).
Detyrat:
-Kontrollon përputhshmërinë e projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonike – konstruktive – KUZ – KUB, infrastrukturës inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv e arkitektonik të elementeve të ndryshëm;
-Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
-Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli, etj;
-Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, sigurohet që të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe të rregullave në fuqi;
-Ndjek përmbushjen e kontratave dhe kontrollon firmat nënkontraktore në lidhje me cilësinë e punimeve, situacionet dhe afatin;
-Merr masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
-Ndjek cilësinë e lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
-Aprovon materialet që implementohen në kantier;
-Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
-Merr në dorëzim punimet e zbatimit si dhe kryen inspektimet e rregullta;
-Përgatit snag listat ose punimet me mangësi apo të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
-Zbaton me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes;
-Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodin e veshjes;
-Përgatit dosjen e cilësisë për materialet specifike të importit që nuk kanë mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
-Ndjek zbatimin e cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
-Organizon dhe koordinon me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist) për punime në kantier;Udhëheq punimet, planifikon frontet e punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinon programin e punës midis kontraktorëve aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
-Evidenton nevojat për materiale dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
-Përgatit raportet ditore/javore për problematika dhe ecurinë përkatëse;Kontrollon periodikisht kostot, në përputhje me preventivin;
-Përgatit draftet e urdhër ndryshimeve dhe shtesave të kontratave;
-Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.
Kualifikimet
-Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.Jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura);
-Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
-Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
-Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj;
-Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj).
Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.