Përshkrimi
Mane TCI kerkon te punesoje Specialist Thesari
Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për evidentimin, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumentacionit bazë financiar dhe kontabël, rakordimet me furnitorët/klientët, raportimet financiare.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe lëvizjes së fondeve në banka/arkë;
Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa sipas planit të aprovuar të pagesave;
Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
Kontrolli i saktësisë së hedhjes së veprimeve me bankat në financë;
Përgatitja e dokumentacionit mbështetës të pagesave sipas procedurave të kompanisë, finalizimi i pagesave në bankë;
Mirëmbajtja e listës së furnitorëve/nënkontraktorëve me të dhënat përkatëse;
Përgatitja e raporteve periodike për paradhëniet e stafit dhe furnitorëve, të drejtat dhe detyrimet e kompanisë;
Mirëmbajtja e listës së kredive, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve regjistruese përkatëse në financë;
Koordinimi i marrëdhënieve me bankat për mbarëvajtjen dhe mirë-administrimin e llogarive bankare të kompanisë;
Koordinimi me kompanitë e grupit për menaxhimin sa më të mirë të fondeve;
Përgatitja e raportit të kredive dhe ndjekja e marrëdhënies me bankat;
Përgatitja e Cash Flow të shoqërisë në baza mujore;
Ndjekja e raporteve të kleringut për shoqërinë dhe kompanitë ndërvepruese;
Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga drejtuesi i departamentit.
Kualifikimet
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë ose/dhe Kontabilitet.
Kualifikime të tjera
Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
Të zotërojë programet bazë të kompjuterit (Paketa Office, Navision etj.);
Preferohet të ketë njohuri të programeve të kontabilitetit;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;
Me iniciativë dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur;
Fleksibël në orare;
Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Shënime
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001043013/Specialist-Thesari?source=CareerSite.
Afati i dorëzimit: 02 Dhjetor 2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Mane TCI kerkon te punesoje Specialist Thesari
Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për evidentimin, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumentacionit bazë financiar dhe kontabël, rakordimet me furnitorët/klientët, raportimet financiare.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
-Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe lëvizjes së fondeve në banka/arkë;
-Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa sipas planit të aprovuar të pagesave;
-Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
-Kontrolli i saktësisë së hedhjes së veprimeve me bankat në financë;
-Përgatitja e dokumentacionit mbështetës të pagesave sipas procedurave të kompanisë, finalizimi i pagesave në bankë;
-Mirëmbajtja e listës së furnitorëve/nënkontraktorëve me të dhënat përkatëse;
-Përgatitja e raporteve periodike për paradhëniet e stafit dhe furnitorëve, të drejtat dhe detyrimet e kompanisë;
-Mirëmbajtja e listës së kredive, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve regjistruese përkatëse në financë;
-Koordinimi i marrëdhënieve me bankat për mbarëvajtjen dhe mirë-administrimin e llogarive bankare të kompanisë;
-Koordinimi me kompanitë e grupit për menaxhimin sa më të mirë të fondeve;
-Përgatitja e raportit të kredive dhe ndjekja e marrëdhënies me bankat;
-Përgatitja e Cash Flow të shoqërisë në baza mujore;
-Ndjekja e raporteve të kleringut për shoqërinë dhe kompanitë ndërvepruese;
-Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga drejtuesi i departamentit.Kualifikimet
Kualifikime
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë ose/dhe Kontabilitet.
-Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;Të zotërojë programet bazë të kompjuterit (Paketa Office, Navision etj.);
-Preferohet të ketë njohuri të programeve të kontabilitetit;Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
-Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;Me iniciativë dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur;Fleksibël në orare;Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001043013/Specialist-Thesari?source=CareerSite.
Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.