Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Full-time | -- |
Përshkrimi
Kompania Mane TCI, lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon kerkon te punesoje Program Manager.
Detyrat
-Zhvillon strategji biznesi me cilësi të lartë si dhe kujdeset që këto strategji të jenë në linjë të drejtë me objektivat afatgjatë dhe afatshkurtër, të paracaktuara në Planin e Biznesit.
-Merr pjesë në përgatitjen e Planit të Biznesit në rastet kur i kërkohet;Udhëheq dhe motivon vartësit me qëllim rritjen e angazhimit të tyre në kuadër të krijimit të një stafi menaxherial me performancë të lartë;
-Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e Programit Ndërtimor për të siguruar rezultatet e dëshiruara;
-Ndërmerr vendime strategjike për të çuar përpara Programin si dhe nxit rritjen e të ardhurave të kompanisë;
-Siguron zbatimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur përputhshmërinë ligjore dhe etikën e biznesit;
-Analizon raportet financiare dhe jo-financiare për të gjeneruar zgjidhje ose përmirësime;
-Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët kryesorë dhe palët e interesuara si dhe vepron si një pikë kontakti për kompaninë;
-Menaxhon aktivitetet e programit me synimin e arritjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse të financimit të tyre;
-Përgatit master planin e aktiviteteve të programit, duke koordinuar me strukturat e tjera të shoqërisë;
-Ndjek ecurinë e Master Planit, së bashku me këto struktura, përgjatë ciklit të projektit/programit duke bërë përditësimin dhe rishikimin e tij në përputhje me ecurinë;
-Përgatit buxhetin vjetor të Projektit dhe planin e investimeve;
-Përgatit planin vjetor, gjashtëmujor dhe tremujor të aktiviteteve;
-Menaxhon burimet financiare dhe njerëzore të programit;
-Menaxhon riskun;
-Raporton tek Drejtori Ekzekutiv sipas periudhave dhe formatit të përcaktuar në dokumentet e Projektit;
-Inicion, ndjek dhe finalizon procedurat e prokurimit për të gjitha kontratat që do të lidhen brenda Programit;
-Menaxhon të gjitha kontratat e lidhura në kuadër të projektit/programit, si kontratat e punimeve civile, të shërbimeve të projektimit dhe supervizionit, të asistencës teknike, dhe shërbime të tjera të përfshira në çdo projekt/program;
-Analizon situata dhe ngjarje problematike dhe ofron zgjidhje për të siguruar fitimin dhe mbarvajtjen e Programit;
-Zhvillon një staf menaxhimi të aftë për të konsoliduar suksesin afatgjatë të Programit;
-Orienton kërkesat dhe grumbullon produktin e realizuar nga personat e strukturave funksionale, të cilat i vendosen në dispozicion për realizimin e Programit të tij të Investimit;
-Përcakton dhe propozon objektivat në nivel projekti;
-Garanton marrjen e aprovimit nga Drejtori Ekzekutiv për gjithë rastet që përcaktohën në procedurat respektive të projekteve të programit;Monitoron krijimin e ekipit dhe performancën e tyre;
-Monitoron dhe garanton ekzekutimin e projekteve të miratuara sipas specifikimeve, standardeve, kostos, afatit;
-Rishikon raportet e aktiviteteve dhe deklarimet financiare për të përcaktuar progresin dhe statusin e arritjes së objektivave;
-Rishikon objektivat dhe planet në përputhje me kushtet e reja;
-Vlerëson performancën e ekzekutivëve për realizimin në përputhje me politikat e vendosura, objektivat e kompanisë dhe kontributin e tyre në arritjen e këtyre objektivave;
-Propozon nivelet e bonusit dhe përfitimeve për çdo punonjës;
-Jep vlerësim pranë drejtuesit të strukturavepër specialistët e alokuar në funksion të Programit;
-Jep vlerësim në bazë vjetore pranë Drejtori Ekzekutiv për performancën e strukturave funksionale të alokuara pranë Programit;
-Kontrollon dhe analizon shpenzimet me bazë mujore;
-Përfaqëson kompaninë/Programin në sesione, mbledhje të komiteteve drejtuese dhe në funksionet formale;
-Prezanton raportin e kompanisë/Programit në takimet mujore dhe vjetore;
-Azhornon mbi bazë ditore mbi cash flow, arkëtime, pagesa;Perpilon analiza me bazë javore, mujore, vjetore i raporteve financiare;
-Garanton dhe merr përgjegjësinë, gjen zgjidhjen ndaj dëmeve, humbjeve, vjedhjeve, abuzimeve.
Kualifikimet
-Diplomë Universitare, Kualifikime pas Universitare.
-Të zotërojë 8-10 vite eksperiencë në industri të njëjtë të dokumentuar në pozicione Drejtuese;
Te kete eksperiencë dhe kualifikime në fushën e pasurive të paluajtshme përbën avantazh;
-Zotëron njohuri të thellë të tregut dhe industrisë respektive;
-Njohuri shumë të mira në Menaxhim Performance, Koordinim, Trajnim, Menaxhim personeli;
-Aftësi analitike dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
-Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
-Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
-Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
-Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh).
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën recruitment@manetci.al