×
Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Te tjera Me eksperience Full-time -

Përshkrimi

Shoqëria "Lim-Em" sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit. Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë. LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 20 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.

Ne jemi duke kërkuar një:  Juriste .

 

Detyrat

  • Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjygjësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
  • Struktura, hartimi, rishikimi dhe negociimi në mënyrë efektive te kontratave të blerjes dhe shitjes, prokurimeve dhe kontratave të ndërtimit.
  • Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;
  • Përgatitjen e dokumentacionit për tender / koncesion.
  • Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria.
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime.
  • Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit fiskal dhe doganor si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në keto fusha.
  • Kryerja e korrespodencës me institucionet ose persona juridike.
  • Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria;

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master.
  • Kanë përparësi kandidatet të cilët kanë kryer studimet jashtë shtetit.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 5 vite.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
  • Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare.
  • Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike.
  • Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile.
  • Aftësia për të menaxhuar shumë projekte në të njëjtën kohë nën afatet te ngushta.
  • Të jetë i dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve.
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën italiane dhe/ose gjuhen angleze.

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Inxhinier Ndertimi ne Kantier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-02-25
Afati: 0 dite te mbetura

Leon Konstruksion

Apliko

Teknik montimi per rafte

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2020-01-23
Afati: 0 dite te mbetura

Dajti Construxion

Apliko

Mekanik per mjete te renda

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko

Shites per pjese kembimi dhe magazinier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko