Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Finance | Me eksperience | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania MACCAFERRI BALKANS shpk me fabrikë në Xhafzotaj, Shijak merret me prodhimin e rrjetave të telit që prej vitit 2010 në vendin tonë. Ajo është pjesë e grupit ndërkombëtar Italian Officine Maccaferri, e cila është një nga kompanitë lider në botë në prodhimin e rrjetave metalike, e ku veprat më të mëdha infrastrukturore në Evropë, janë furnizuar nga kjo kompani.
I gjithë cikli i prodhimit të rrjetave të telit është i mekanizuar, nga pajisjet që vijnë nga Italia, duke lehtësuar proçesin e prodhimit dhe rritur sasinë e produktit. Duke qenë se kompania ka rritur kapacitetet e saj prodhuese, po zgjerojmë stafin me punonjës të rinj.
Detyrat
- Rregjistrimin e faturave të shitjes dhe blerjes dhe regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara nga kompania dhe legjislacionit fiskal në fuqi;
- Kontrolli i veprimeve të magazinës, rakordim në lidhje me lëvizjet e materialeve;
- Rakordim me inxhinierët e objekteve për situacionet e objekteve të shoqerisë;
- Kontrolli i detajuar i shpenzimeve dhe të ardhurave mujore të realizuara;
- Rishikon në mënyrë periodike llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme;
- Ndjekja e detyrimeve të furnitoreve/nënkontraktoreve duke bërë të mundur rakordimin midis palëve;
- Përpilimin e listpagesës sipas legjislacionit fiskal;
- Çdo detyrë tjetër administrative që mund ti caktohet nga departamenti i Financës.
Kualifikimet
- Të këtë mbaruar shkollën e lartë në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, preferohet Dega Financë;
- Të këtë eksperience si ekonomist/e jo më pak se 2 vite, (preferohet në sektorin e prodhimit);
- Të përdorë mirë programin AlphaWeb dhe paketën MS Office;
- Të njohë shumë mirë legjislacionin tatimor;
- Të jetë i komunikueshëm dhe te bashkëpunojë në grup;
- Të këtë inisiativë të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese;
- Preferohet përvoje në sektorin e ndërtimit.
Dergo aplikimin tend
Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.
Njoftime të ngjashme
Shites per pjese kembimi dhe magazinier
Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati:
0 dite te mbetura