Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Te tjera | Me Eksperiece | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania LIM-EM shpk është duke kërkuar një Juriste.
Detyrat
- Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjygjësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
- Struktura, hartimi, rishikimi dhe negociimi në mënyrë efektive te kontratave të blerjes dhe shitjes, prokurimeve dhe kontratave të ndërtimit. Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;
- Përgatitjen e dokumentacionit për tender / koncesion. Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria.
-Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime.
- Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit fiskal dhe doganor si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në keto fusha.
- Kryerja e korrespodencës me institucionet ose persona juridike.
- Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria;
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master.
- Kanë përparësi kandidatet të cilët kanë kryer studimet jashtë shtetit.
- Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 5 vite.
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
- Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
- Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare.
- Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike.
- Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile.
- Aftësia për të menaxhuar shumë projekte në të njëjtën kohë nën afatet te ngushta.
- Të jetë i dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve.
- Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën italiane dhe/ose gjuhen angleze.