Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Magazinim & Logjistike | Me Eksperiece | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania ALUFLOR është e interesuar të punësojë një Magazinier në Durrës.
Detyrat
- Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë.
- Bën inventarizimin e materialeve.
- Transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga administratorja e kompanisë.
- Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre.
- Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.
- Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse.
- Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
- Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte.
-Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.
Kualifikimet
- Arsim i Larte, Diplome Bachelor/Master ne nje nga deget Ekonomike.
- Eksperience pune mbi 3 vite.
- I/E komunikueshëm.
- Banim ne Durres.