×
Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Ndertim Me eksperience Full-time -

Përshkrimi

Progeen Sh.p.k është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.


Pozicioni: Teknik Ndërtimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë


Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku i Ndërtimit ndjek nga afer ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave si; gërmimi, lidhja e hekurit, betonimi, etj në bashkëpunim me Inxhinierin e kantierit.

 

Detyrat

-Ndjek ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave si; punimet e gërmimit, kthimi dhe lidhja e hekurit të armaturës, proceset e betonimit të strukturave, punimet e muraturës, suvatimit etj;

-Njihet me projektin nga inxhinieri i kantierit deri në detaje për zonën që i është ngarkuar të punojë;

-Lexon dhe kontrollon zbatimin e projektit në përputhje me kërkesat, specifikimet teknike, kushtet teknike të zbatimit (KTZ);

-Informon inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, difektet që mund të evidentojë si dhe jep mendim për përmirësime;

-Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve sipas grafikut të punës;

-Koordinon me inxhinierin e kantierit për të percaktuar prioritetet e ditës si dhe ndan detyrat për brigadat e punëtorëve duke ndjekur ecurinë e tyre gjatë kohës së punës;

-Zbaton detyrat, kërkesat dhe udhëzimet e inxhinierit të kantierit;

-Kontrollon cilësinë dhe sasinë e materialeve që vijnë në kantier si dhe magazinimin, ruajtjen dhe aplikimin e tyre në objekt;

-Garanton vazhdimësinë e punës edhe në mungesë të inxhinierit dhe ka kompetencë për të ndaluar dhe/ose për të mos filluar procesin e punës në kantier në rast të shkeljes ose mosrespektimit të KTZ dhe/ose kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë;

-Përcakton kërkesën për fuqinë e nevojshme punëtore dhe ja paraqet inxhinierit të kantierit;

-Mban rregjistrin e punonjësve dhe listprezencën e tyre si dhe proceset në të cilat janë përfshirë gjatë punës në kantier;

-Punë të tjera që mund t’i caktohen.

 

Kualifikimet

Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e mesme teknike në ndërtim;

Eksperienca: Eksperiencë pune 5 vite.


Aftësi të tjera:

 -Të dijë të lexojë projektet, të njohë dhe zbatojë KTZ;

-Të ketë eksperiencë në zbatim projekti;

-Kompetenca teknike të lidhura me punën;

-Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;

-Të ketë aftësi të mira komunikuese;

-Fleksibël për të punuar në raste volumi pune; 


Përfitimet:

-Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;

-Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

-Paga konkuruese në treg;

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Inxhinier Ndertimi ne Kantier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-02-25
Afati: 0 dite te mbetura

Leon Konstruksion

Apliko

Teknik montimi per rafte

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2020-01-23
Afati: 0 dite te mbetura

Dajti Construxion

Apliko

Mekanik per mjete te renda

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko

Shites per pjese kembimi dhe magazinier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko