Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Ndertim | Me eksperience | Full-time | - |
Përshkrimi
Progeen Sh.p.k është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.
Pozicioni: Drejtor Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Drejtori i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e zbatimit të projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendimarrëse. Drejtuesi i Kantierit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë.
Detyrat
-Përgatitja e planit të punës dhe grafikut të punimeve të detajuar në bashkëpunim me stafin Teknik në respektim të kërkesave të kontratës, specifikimeve teknike, planit të cilësisë dhe buxhetit të projektit;
-Të vlerësojë fuqinë puntore, pajisjet, materialet dhe burimet e tjera që kërkohen për të siguruar që projekti të përfundoj në kohën, cilesinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar të punimeve;
-Mbikqyrja e punimeve ditore në objekt dhe monitorimi i progresit të punimeve;
-Kontrolli i performancës së punonjësve të stafit të kantierit dhe nënkontraktorëve;
-Të sigurojë dhe të interpretojë informacionin Teknik dhe financiar në shoqëri dhe jashtë saj, në funksion të realizimit të projektit si dhe të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
-Verifikim i zbatimit të procedurës për përgatitjen e dokumentacionit teknik ditor të objektit;
-Verifikim i zbatimit të procedurës për sigurimin teknik të kantierit;
-Verifikim i zbatimit të procedurës për kontrollin e cilësisë;
-Përgatitje e korespondencave të ndryshme me zyrën qëndrore të shoqërisë, supervizorin dhe/ose investitorin;
-Të kontrolloj dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore progresive të projektit, së bashku me dokumentacionin mbështetës të punimeve të realizuara, mbështetur në metodologjinë e zbatimit të shoqërisë;
-Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të nën-kontraktorëve;
-Të organizojë dhe të mbikqyrë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
-Kontrolli i kohëshënuesit dhe listëpagesës mujore të stafit të kantierit;
-Monitorimi i zbatimit të kontratave të nënkontraktoreve që punojnë në kantier si prodhim, furnizime dhe shërbime;
Kualifikimet
Edukimi: Diplomë Universitare dega Inxhinieri Ndërtimi;
Eksperienca: Eksperiencë pune 10 vite.
Aftësi të tjera:
-Aftësi për të drejtuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
-Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat;Komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim për përgatitje raportesh;
-Të ketë fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
-Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MSPROJECT etj.);
-Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
Përfitimet:
-Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
-Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
-Paga konkuruese në treg;