Tirane
2023-07-12, 0 dite te mbetura
Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me eksperience | Full-time | - |
Përshkrimi
Teknoxgroup Shqipëri është Dealer ekskluziv i Caterpillar, prodhuesi më i madh në botë i makinerive të ndërtimit dhe minierave, motorëve me naftë dhe gaz natyror. Si pjesë e Grupit ndërkombëtar të kompanive që operojnë në Ballkan dhe më gjerë, ne mbulojmë territorin e Shqipërisë për sa i përket shitjeve të makinerive CAT të reja dhe të përdorura, motorëve dhe gjeneratorëve, si dhe me mbështetjen e produkteve nëpërmjet shitjes së pjesëve të këmbimit dhe shërbimeve tona të mirëmbajtjes dhe riparimit.
Ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë. Synimet tona i arrijmë përmes profesionalizmit, përsosmërisë dhe pasionit të njerëzve tanë. Ata përfaqësojnë Teknoxgroup me etikën, produktivitetin dhe punën e tyre në grup.
Për të mbështetur zgjerimin e saj në treg me pjesë dhe shërbime, kompania po kërkon një person të ri për të plotësuar pozicionin e Përfaqësuesit Për Shitjen e Pjesëve në Banak. Kandidati preferohet të jetë i profilit komercial dhe teknik, i gatshëm për të mësuar më shumë dhe për të ndërtuar një karrierë profesionale brenda ekipit tonë dinamik.
Detyrat
-Shitja e pjesëve dhe rritja e shitjes së pjesëve te klientët ekzistues dhe rritja e portofolit nëpërmjet afrimit të klientëve të rinj.
-Krijimi i marrëdhënieve dhe ndërveprimeve të ngushta me klientët, identifikimi dhe përmbushja e nevojave të klientëve.
-Ofrimi i zgjidhjeve të duhura për makineritë e klientëve.
-Përgatitja e të gjithë ofertave të pjesëve të kërkuara nga nga klientët e kompanisë dhe brenda saj nga departamente të ndryshme të kompanisë.
-Koordinimi i ngushtë i punës me stafin e magazinës për të përmbushur nevojat e klientëve.
-Përgatitja e raporteve të ndryshme dhe përmbushja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës.
-Qenia e përpiktë në punë dhe mbajtja e një komunikimi të respektueshëm me klientët dhe stafin.
Kualifikimet
-3+ vite eksperiencë në pozicione pune të njëjta ose të ngjashme në industrinë e makinerive të lëvizjes së dherave, autoveturave, autobusëve ose kamionëve.
-Diplomë të shkollës së mesme.
-Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.-Njohuri të mira kompjuterike, njohuri të mira të MS Office.
-Leje Drejtimi Lloji B.
-Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
Kërkesat e preferuara të vendit të punës:
-Preferohet deri në 40 vjeç.
-Diplomë e shkollës së mesme me orientim teknik ose tregtar.
-Diplomë universitare në degën teknike (inxhinieri mekanike).
-Njohuri bazë për makineritë e rënda, teknologjinë dhe industrinë e lëvizjes së dherave.