Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me Eksperiece | Full-time | - |
Përshkrimi
ENPI shpk kerkon te punesoje: Inxhinier Elektrik per nenstacione, linjat e tensionit te larte, te mesem dhe linjat e shperndarjes.
Detyrat
- Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
- Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në të gjitha fazat, që nga projekt-ideja, implementimi dhe kolaudimi i objekteve;
- Organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të parapërcaktuara në projekt;
- Rishikon dhe/ose harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin mujor ose total;
- Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentin e prokurimeve për mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktorin e përshtatshëm;
- Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore dhe aprovon gjithmon materialet qe do te implementohen ne objekt;
- Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
- Mbikëqyr dhe mirëmbanë në mënyrë periodike sistemin e instalimeve elektrike gjatë fazës të shfrytëzimit nga shoqëria të objektit;
- Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
- Përgatit dosjen për leje në institucionet përkatëse, në kohën e duhur në bashkëpunim me departamentin teknik;
- Detyra të tjera që i ngarkohen nga drejtuesi;
Kualifikimet
- Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Elektirike, Universiteti i Tiranës
- Aftësi të mira në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
- Aftësi shumë të mira të të punuarit në grup dhe me deadline;
- Eksperiencë në CAD dhe MS, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet teknike.