×
Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Inxhinieri Me eksperience Full-time -

Përshkrimi

Progeen Shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

 

Pozicioni: Inxhinieri Hidro-Mekanik

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë 

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Hidro-Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike, gjatë fazës së ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në objekt. Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.

 

Detyrat

1. Ndjek fazat e projektimit të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat.

2. Ndjek ecurinë e punimeve të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat dhe koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;

3. Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupeve të ndryshme instalatore për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;

4. Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur për marrjen në dorëzim të punimeve të realizuara për sistemet hidro-mekanike dhe MNZ;

5. Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet përkatëse qëndrore apo vendore;

6. Identifikon tregun e materialeve dhe të grupeve të ndryshme instalatore vendas ose të huaj dhe harton koston e instalimeve të punimeve të sistemeve hidro- mekanike dhe MNZ;

7. Harton dhe kontrollon situacionet mujore dhe progresive, mirëmbajtjen periodike të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;

 

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë në degën Inxhinieri Hidro-Mekanike

Eksperiencë pune: + 5 vite në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes);


  Aftësi të tjera: 
•Kompetencë në projektim, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ;

•Aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet teknime si dhe aftësi komunikimi ndërpersonale;

•Njohuri në proçeset dhe materialet e sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe në menaxhimin e kostove;

•Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh;

•Eksperiencë në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ.


Përfitimet:

 1. Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;

2. Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;

3. Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

4. Paga konkuruese në treg;

 


Mënyra e aplikimit:

 Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com   (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të website.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

 

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Inxhinier Ndertimi ne Kantier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-02-25
Afati: 0 dite te mbetura

Leon Konstruksion

Apliko

Teknik montimi per rafte

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2020-01-23
Afati: 0 dite te mbetura

Dajti Construxion

Apliko

Mekanik per mjete te renda

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko

Shites per pjese kembimi dhe magazinier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko