Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Magazinim & Logjistike | Me Eksperiece | Full-time | - |
Përshkrimi
FM Reklama kërkon ti bashkohet ekipit të saj një person i përgjegjshëm në rolin Magazinier.
Detyrat
-Kryen marrjen, magazinimin dhe shpërndarjen e materialeve në njësitë përkatëse të prodhimit;
-Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi;
-Mbikëqyr aktivitetin ditor të magazines;
-Kujdeset për mirëmbajtjen e magazines dhe administrimin e mallrave;
-Ruan dokumentacionin e magazinës sipas standardeve të kompanisë;
-Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;
-Kryen inventarin fizik, në përputhje me udhëzimet e Departamentit të Financës;
Kualifikimet
-Diplomë e arsimit të mesëm Ekonomik. Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë.
-Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office;
-Të njoh sistemet financiare dhe ERP.
-Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë patur eksperiencë në nje rol të ngjashëm me parë, në logjistikë, magazinim dhe inventarizim.