×
Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Ndertim Me eksperience Full-time

Përshkrimi

Kompania Progeen Construction kerkon te punesoje nje Drejtor Kantieri

 

Detyrat

-Përgatitja e planit të punës dhe grafikut të punimeve të detajuar në bashkëpunim me stafin Teknik në respektim të kërkesave të kontratës, specifikimeve teknike, planit të cilësisë dhe buxhetit të projektit;

-Të vlerësojë fuqinë puntore, pajisjet, materialet dhe burimet e tjera që kërkohen për të siguruar që projekti të përfundoj në kohën, cilesinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar të punimeve;

-Mbikqyrja e punimeve ditore në object dhe monitorimi I progresit të punimeve;

- Kontrolli i performancës së punonjësve të stafit të kantierit dhe nënkontraktorëve,

-Të sigurojë dhe të interpretojë informacionin Teknik dhe financiar në shoqëri dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit si dhe të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;

-Verifikim i zbatimit të procedurës për përgatitjen e dokumentacionit teknik ditor të objektit;Verifikim i zbatimit të procedurës për sigurimin teknik të kantierit;

- Verifikim i zbatimit të procedurës për kontrollin e cilësisë;

- Përgatitje e korespondencave të ndryshme me zyrën qëndrore të shoqërisë, supervizorin dhe/ose investitorin;

-Të kontrolloj dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore progresive të projektit, së bashku me dokumentacionin mbështetës të punimeve të realizuara, mbështetur në metodologjinë e zbatimit të shoqërisë;

-Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të nën-Kontraktorëve;

-Të organizojë dhe të mbikqyrë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.

-Kontrolli i kohëshënuesit dhe listëpagesës mujore të stafit të kantierit; 

-Monitorimi i zbatimit të kontratave të nënkontraktoreve që punojnë në kantier si prodhim, furnizime dhe shërbime; 

 

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë Universitare dega Inxhinieri Ndërtimi; 

Eksperienca:Eksperiencë pune 7-10 vite.

 
Aftësi të tjera:
-Aftësi për të drejtuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;

-Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat;

-Komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim për përgatitje raportesh;

-Të ketë fleksibilitet lidhur me orarin e punës;Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MSPROJECT etj.);

-Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

 

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Inxhinier Ndertimi ne Kantier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-02-25
Afati: 0 dite te mbetura

Leon Konstruksion

Apliko

Teknik montimi per rafte

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2020-01-23
Afati: 0 dite te mbetura

Dajti Construxion

Apliko

Mekanik per mjete te renda

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko

Shites per pjese kembimi dhe magazinier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko