Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania Progeen Construction kerkon te punesoje nje inxhinier ndertimi ne Durres
Detyrat
-Të hartojë dhe përgatisë tabelat e volumeve të punimeve për objektet të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
-Të ndërveprojë me stafin teknik në përgatitjen e preventivave të objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
-Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve në respektim të grafikut të punimeve të objekteve ose projekteve të ndërmarra për t’u ndërtuar;
-Të hartojë dhe përgatisë librezat e masave, situacionet mujore, analizat teknike të çmimeve të punimeve të Shoqërisë dhe të nën-kontraktorëve të saj.
-Të ndërveprojë me stafin teknik në kontrollin dhe vlerësimin e volumeve të punimeve në preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike/private ku synon të marrë pjesë Shoqëria.
-Të ndërveprojë për realizimin e analizave të çmimeve.
Kualifikimet
-Diplomë në Inxhiniere Ndërtimi.
-Eksperiencë pune + 5 vite si Inxhinier Ndërtimi.
-Të njohë programet bazë Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj;
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
-Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
-Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
-Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
-Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
-Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;