Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Te tjera | Me Eksperiece | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania LIM-EM kerkon te punesoje nje Juriste.
Detyrat
-Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjygjësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
-Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
-Struktura, hartimi, rishikimi dhe negociimi në mënyrë efektive te kontratave të blerjes dhe shitjes, prokurimeve dhe kontratave të ndërtimit.
-Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;-Përgatitjen e dokumentacionit për tender / koncesion.
-Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria.
-Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime.
-Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit fiskal dhe doganor si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në keto fusha.
-Kryerja e korrespodencës me institucionet ose persona juridike.
-Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria;
Kualifikimet
-Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master.
-Kanë përparësi kandidatet të cilët kanë kryer studimet jashtë shtetit.
-Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 5 vite.
-Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
-Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
-Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare.
-Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike.
-Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile.
-Aftësia për të menaxhuar shumë projekte në të njëjtën kohë nën afatet te ngushta.
-Të jetë i dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve.
-Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën italiane dhe/ose gjuhen angleze.