Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me Eksperiece | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania Orion kërkon të punësojë Krye Arkitekt.
Detyrat
-Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitekturës dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndërtimit.
-Te njohë shumë mirë ligjet-rregulloret në fuqi ,si per sa I përket projekt - zbatimit ashtu dhe në përgatitjen e dokumentacioni Teknik.
-Të ketë njohuri shumë të mira mbi normativat e projektimit për kategori të ndryshme si: banim, komplekse të ndryshme me objekte rezidenciale dhe hoteleri, shëndetësi, arsim, industri.
-Siguron se çdo koncept, skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar.-Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit.
-Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
-Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet dhe miraton materialet që duhen përdorur.
-Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt.
-Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim.
-Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë duke ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt.
Kualifikimet
-Të ketë përfundar studimet e larta për arkitekturë;
-Të ketë minimalisht 5 vite eksperiencë pune, preferohet në kompani ndërtimi;
-Të zotërojë shumë mirë programin AutoCad dhe programet e përpunimit grafik;
-Njohja e REVIT përbën përparësi;
-Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe italiane;
-Aftësi shumë të mira analitike.