Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Te tjera | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania ALUFLOR eshte e interesuar te punësojë një Specialist/e te Departamentit Juridik dhe Burimeve Njerezore që të plotësojë kriteret e mëposhtme:
Detyrat
-Harton Kontrata te tipeve te ndryshme dhe ndjek zbatimin e tyre.
-Ndjek proceset gjyqesore dhe perfaqeson kompanine ne Gjykate.
-Njeh, harton dhe sigurohet per zbatimin e politikave, rregulloreve dhe procedurave te kompanise.
-Ndjek dhe perditeson vizionin dhe politikat per menaxhimin e burimeve njerezore, që mbështesin qëllimet strategjike te kompanisë.
-Menaxhon procesin e rekrutimit.
-Planifikon, harton strategji dhe është përgjegjës për organizimin e trajnimeve të punonjësve.
-Menaxhon sistemin e vlerësimit të performancës të punonjësve.
-Sigurohet për zbatimin e rregullave te Sigurimit Teknik në kompani sipas legjislacioni në Fuqi.
-Harton dhe sigurohet për zbatimin e strukturës së dokumentacionit të departamentit
-Perfaqeson kompanine ne marredhenie me palet e treta per ceshtjet juridike.
-Shërben si urë lidhëse me punonjesit dhe raporton tek Administrator i Kompanisë.
Kualifikimet
-Te kenë përfunduar arsimin e lartë, dega Juridik, Shkenca Sociale, Pune Sociale etj.
-Të kenë mbi 4 vjet eksperiencë pune ne Departamentin e Burimeve Njerezore.
-Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
-Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
-Aftësi shumë të mira komunikimi.
-Aftësi për të punuar në grup.
-Të kenë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
-Të jenë të komunikueshëm me kolegët dhe të gatshëm në çdo kohë të japin ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë.
-Të karakterizohen nga ndershmëria, integriteti dhe korrektësia.
-Të kenë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojnë në dhënien e ideve të reja.
-Të ecin me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë.
-Të ruajnë konfidencialitetin.