Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania LIM-EM kerkon te punesoje nje Arkitekt.
Detyrat
-Krijon skica paraprake duke përdorur software të përshtatshme projektimi (CADD), të cilat gjenerojne formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës.
-Harton albume shitjesh ku perfshihen të dhëna dhe pamje për cdo njësi të objekteve të vecanta.
-Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitektures dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndërtimit.
-Harton strukturat/ vizatimet/ planet në përputhje me kërkesat e investitorit dhe ligjet/rregulloret në fuqi.
-Dizenjon projektin përfundimtar.Përpunon projektin e miratuar.
-Sigurohet që projekti po ecën brenda kornizës kohore të dakorduar.
-Bëni vizita në terren për të kontrolluar statusin e projektit dhe raportoni për projektin.
Kualifikimet
-Aplikanti/ja të jetë e diplomuar në degën e Arkitekturës.
-Përparësi kanë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit.
-Të këte eksperience pune në projektim ndërtesash shumëkatëshe mbi 5 vjet.
-Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop.
-Të ketë aftësi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
-Të njohë mirë nevojat e tregut.