Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania Progeen Construction kerkon te punesoje Koordinator i Sigurise /HSE.
Detyrat
-Zbatimi i politikave të shoqërisë dhe përshtatja e dokumentacionit përkatës mbi sigurinë dhe shëndetin në punë dhe mbrojtjen e mjedisit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe konventat europiane;
-Plotësimi me dokumentacionin përkatës të unifikuar për të gjithë kantieret e Shoqërisë;
-Kontrolli periodik i kantiereve të shoqërisë në lidhje me zbatimin teorik dhe praktik të procedurave të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
-Raportimi periodik mbi situatën konkrete të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
-Hartimi i programeve për përmirësimin në vazhdimësi të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Kualifikimet
-Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi
-Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;
-Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
-Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
-Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
-Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;
-Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.
-Të njohë në nivel profesiona gjuhën angleze.