Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Prodhim | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
F&M Reklama është një nga kompanitë kryesorë në tregun e reklamave në Shqipëri, e cila ofron të gjitha produktet dhe shërbimet në fushën e reklamimit, ku përfshihen: tabela ndriçuese, printime dixhitale indoor/outdoor, punime me gërma 3D, punime profesionale të teknologjisë LED, reklama në seri, billborde, karburante, stenda promocionale, artikuj promocionalë, reklama elektronike etj.
F&M REKLAMA KËRKON TË PUNËSOJË PUNËTOR MONTIMI
Kërkesa:
- Të njohë mirë dhe të ketë punuar me vegla pune si trapan, gur fresibël, vidator etj
- Preferohet 25 – 40 vjeç
- Me leje drejtimi klasi B
- Të ketë dëftesën e shkollës së mesme
- Të njohë mirë kushtet dhe mjetet e sigurisë në punë
- Të ketë eksperiencë të konsiderueshme në montime të ndryshme në terren
- Të mos ketë problem punën në lartësi (skelë, vinç etj.)
Afati i aplikimit: 15 Nëntor 2020.