Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania “VEGA” sh.p.k. kërkon të punësojë Inxhinier Ndërtimi Kostoist.
Detyrat
-Zbërthen koston preventive të objekteve dhe projekteve të ndryshme;
-Ndjek dhe raporton në mënyrë periodike koston e objekteve dhe projekteve të ndryshme;
-Përpilon në mënyrë periodike situacionet e punimeve, librezat e masave, ditarët e ndërtimit, etj;
-Detyra të tjera të komunikuara nga drejtuesit e shoqërisë.
Kualifikimet
-Të zotërojë diplomë universitare në inxhinierinë e ndërtimit;
-Të ketë minimalisht 5 vjet eksperiencë në pozicionin e inxhinierit të ndërtimit të profilit kostoist;
-Të zotëroje njohuri shumë të mira në hartimin e dokumentave të punës për sektorin e ndërtimit si: Preventive, Situacione, Grafikë Punimesh, Libreza Masash, etj.
-Të ketë njohuri shumë të mira mbi materialet e ndërtimit;
-Të ketë njohuri shumë të mira mbi makineritë e përdorura në sektorin e ndërtimit;
-Të zotërojë shumë mirë programet kompjuterike Autocad, Sketchup, Microsoft Office.
-Certifikimet, kualifikime të tjera dhe eksperienca e punës përbëjnë avantazh.