Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania LIM-EM është në kërkim të arkitektëve me eksperiencë në projektim dhe zbatim, të cilët do të bashkëveprojnë ngushtë me grupin e projektuesve të studios ‘’Herzog & De Meuron’’.
Detyrat
-Harton strukturat/ vizatimet/ planet në përputhje me kërkesat e studios se projektimit.
-Të njohë procedurat dhe legjislacionin tekniko-ligjor.
-Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit të arkitekturës dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndertimit.
-Krijon skica paraprake duke përdorur software të përshtatshme projektimi (CADD), të cilat gjenerojne formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtimit, krijon renderin e ndërtimit dhe fotomontazhin.
-Dizenjon projektin përfundimtar.
-Prezanton projektet.
-Përpunon projektin e miratuar.
-Hardon albume shitjesh ku perfshihen të dhëna dhe pamje për cdo njësi të objekteve të vecanta.
Kualifikimet
-Diplomë në degën e Arkitekturës dhe specializime të lidhura me të.
-Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjecare.
-Të ketë ideuar dhe projektuar godina shumëkatëshe.
-Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop.
-Të ketë aftësi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
-Të këtë nivel të lartë të angazhimit, këmbënguljes dhe elasticitetit.
-Të ketë qëndrim proaktiv, diplomaci dhe talent në bashkëpunimin në Ekip.
-Të këtë fleksibilitet dhe përshtatshmëri me rrethanat dhe personalitete të ndryshme.
-Të këtë aftësitë multitasking, integritet të lartë, dhe orientim në detaje.
-Njohuri shume të mira në gjuhën angleze, njohurite e gjuhes Gjermane perbejne avantazh.