Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Inxhinieri Me eksperience Full-time

Përshkrimi

Kompania Progeen Construction kerkon te punesoje nje Inxhinier Preventivues/Kostoist.

 

Detyrat

-Të hartojë dhe përgatisë preventivat e objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;

-Të kontrollojë përgatitjen e Situacioneve mujore, librezave të masave, analizave teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodollogjinë e zbatimit të Shoqërisë;

-Të hartojë dhe përgatisë preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga vetë Shoqëria si dhe preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga nën-kontraktorët;

-Të ndjek dhe kryej, raportimin e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve;

-Të nxjerr koefiçientët tekniko-ekonomik, që shërbejnë për planifikimin e fondeve sipas llojit të ndërtimit, si dhe të japi asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe Cash Flow të punimeve;

-Të kontrollojë dhe vlerësojë preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike dhe preventivat e tjerë për projekte të porositura nga Shoqëria, mbas shqyrtimit të projektit të aplikoj çmimet për njësi sipas analizave teknike të Shoqërisë;

-Të kontrollojë preventivat me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;

-Të rishikoj analizat teknike dhe analizat e manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;

-Të kryejë rishikim periodik të legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;

-Të kontrollojë tregun për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Drejtori Teknik/Administratori për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për finalizimin e çmimeve në preventivë;

-Të kontrollojë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;

-Të kontrollojë rakordimin mujor të Inventarëve fizik të materialeve.

 

Kualifikimet

-Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.

-Eksperiencë pune 3-5 vite si preventivues/kostoist.

-Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në shoqëritë e ndërtimit;

-Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;

-Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;

-Të jetë i aftë të menaxhoj dhe punojë në grup;

-Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;

-Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Autocad, etj.

 

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Inxhinier Ndertimi ne Kantier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-02-25
Afati: 0 dite te mbetura

Leon Konstruksion

Apliko

Inxhinier Ndertimi (Pergjegjes Teknik)

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-02-25
Afati: 0 dite te mbetura

Leon Konstruksion

Apliko

Inxhinier ose inxhiniere me kohe te plote

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-04-15
Afati: 0 dite te mbetura

Santi Dekor shpk

Apliko

Inxhier Mekanik / Inxhinier Ndertimi ne prodhim

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2021-07-02
Afati: 0 dite te mbetura

KMPK

Apliko