Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Magazinim & Logjistike | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania Progeen Construction kerkon te punesoje nje Magazinier.
Detyrat
-Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proces që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë;
-Kontrollon dhe është përgjegjës për lëvizjen e materialeve;
-Përpilon fletë hyrje/dalje dhe kryen regjistrimin e tyre në programin financiar Alpha Web;
-Kryen inventarizimin sipas nevojave të kompanisë;
-Realizon ruajtjen e dokumentacionit të mëparshëm, si dhe atij aktual sipas kërkesave të kompanisë;
-Bashkëpunon me financën për të kontrolluar përputhshmërinë e regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të materialeve.
Kualifikimet
-Të ketë aftësi në përdorimin e paketës MC Office, dhe njohuri mbi programin financiar Alpha Web;
-Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
-Të jetë i disponueshëm për të lëvizur në kantieret e kompanisë.