Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania Orion Construction kerkon te punesoje Drejtor Shitje dhe Marketingu.
Detyrat
-Përgatit strategjinë e marketingut dhe të shitjes;
-Përgatit politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut,projektit dhe kërkesave të kompanisë;
-Rishikon procedurën e shitjes dhe marketingut në përputhje me kërkesat dhe dinamikat që kërkon tregu;
-Për projektet e reja, përcakton kriteret dhe elementet që duhet të plotësojë projekti për të qenë sa më i shitshëm bazuar në historikun dhe kërkesat e tregut;
-Përgatit oponencën së bashku me stafin teknik për elementet e funksionalitetit të projekteve të përgatitura nga studiot e projektimit;
-Prezanton, udhëheq, kryen shitjet dhe qiradhënien e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria;
-Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin që ofron kompania;
-Ndjek marrëveshjet e kleringut, për t’i finalizuar në afatet e kërkuara;
-Komunikon kërkesat e klientëve tek departamenti përkatës para finalizimit të kontratës;
-Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë;
-Përgatit strategji, plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targets specifik/klient të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
-Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
-Përgatit ofertat për agjensitë Real Estate.
-Bën takime me përfaqësuesit e agjensive Real Estate për të marrë informacione, konsulence për projektet aktuale dhe projektet e ardhshëm të shoqërisë;
-Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratë dhe informon atë për të drejtat dhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës;
-Miraton çmimin final të shitjes në përputhje me politikën e çmimeve të miratuar për çdo projekt;
-Kryen përzgjedhjen e pronave nga kompanitë e tjera të ndërtimit kur jemi në pozicionin e pronarit të truallit;
-Përpilimi i draft kontratës së porosisë/sipërmarrjes dhe të shitjes për çdo projekt,në bashkëpunim me departamentin juridik, teknik, financiar;
-Përgatit strategjitë për menaxhimin e aseteve të kompanisë dhe më gjerë.
-Detyra Menaxheriale:
-Përgatit buxhetin e marketingut dhe të shitjes;
-Përcakton strukturën e departamentit;
-Ndan detyrat dhe përgjegjësitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurtër dhe afat vjetor;
-Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, ju komunikon për pritshmëritë e kompanisë;
-Identifikon nevojat për trajnim;
-Bën vlerësimin e performancës për stafin në varësi dhe benifitet për ta;
-Bën takime të rregullta periodike, për ecurine dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
-Përgatit raportet javore/mujore të departamentit;
-Raporton tek menaxhimi potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj.
-Detyra Operacionale:
-Koordinon punën e Departamentit të shitjes & marketingut me departamentet e tjera të shoqërisë;
-Koordinon takime midis klientit, bankave dhe dep. të financës kur klienti ka nevojë për financim;
-Rifreskimi i database së klientit.
Kualifikimet
-Diplomë në Marketing,Administrim Biznesi;
-Të paktën 5 vjet përvojë profesionale,përbën përparësi përvoja në Biznes;
-Njohje të mira në Marketing dhe shitje, në fushën e pasurive të paluajtshme;
-Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë;
-I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
-Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
-I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
-I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
-Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
-Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze;
-Njohuri shumë të mira në programet e paketës Office.