Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania Lim-em ka hapur vendin vakant për Inxhinier Ndertimi ne Zbatim.
Detyrat
-Planifikon, organizon dhe zbaton fazat e punimeve në kantierin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushteve teknike të zbatimit, specifikimeve teknike duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivave;
-Mbikqyr dhe mban evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proçes verbalet përkatëse.
-Analizon risqet kryesore ne realizimin e projektit.
-Eshtë përgjegjës për përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projektit.
-Eshtë përgjegjës për plotësimin dhe dokumentimin e të gjitha fazave të projektit.
-Pergatit dosjen teknike, zbërthimin e librezave të masave, përgatitjen e shkresave teknike, etj.
-Bashkëpunon me departamentin e blerjes së kompanisë, për të siguruar që urdhrat e blerjes të përcaktojnë në mënyrë adekuate kërkesat e specifikuara.
-Realizon rakordim mujor me Departamentin e Financës për kostot, inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
Kualifikimet
-Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit.
-Të ketë trajnime specifike në ketë fushe.
-Të ketë mbi 5 vite eksperience pune.
-Të ketë aftesi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
-Të zoterojë gjuhën Angleze dhe Italiane.