Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Orion Construction kerkon te punesoje nje Inxhinier Zbatues/Drejtues Kantieri.
Detyrat
-Planifikon mënyren e realizimit të objektivave, përparësite dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
-Bën organizimin dhe ndarjen e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt.
-Jep sqarime dhe instruksione të vazhdueshme mbi organizimin e punës, zbatimin e projektit dhe kushteve teknike;
-Harton grafikun e punimeve mbi të cilin do lidhen të gjithë kontratat e sipërmarrjes;
-Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Administratori;
-Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
-Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër.
-Raporton në menyrë periodike gjëndjen e materialeve pranë veprës (inventari);
-Raporton në menyrë periodike (javore) tek Administratori duke dorëzuar dhe dokumentet suportues për punën e bëre në kantier, plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave të ndërtimit deri në perfundim të objektit;
-Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disiplinës në punë te zbatohen me korrektësi;
-Bën instruktimin e puntorëve dhe stafit vartës në kantjer mbi zbatimin e rregullores së sigurimit teknik, mbrojtjen në punë dhe mbrojtjen e mjedisit;
-Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet
-Të ketë mbaruar Fakultetin për Inxhinieri Civile;
-Një diplomë pasuniversitare përben avantazh;
-Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune në projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare);
-Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze ose Italiane;
-Të përdorë shumë mirë programet Autocad dhe Microsoft office;
-Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike të kompanive të ndërtimit;
-Te kete saktesi ne pune dhe te kushtoj vemendje maksimale detajeve;
-Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve;
-Të ketë aftësi të mira matematikore dhe analitike për tu dhënë punëve gjithmonë një zgjidhje llogjike e cila duhet të shoqërohet me vullnet të lartë për të dokumentuar dhe prodhuar raporte;
-Inxhinieri i zbatimit duhet të jetë shumë i organizuar, i vetëmotivuar, të përballoj presionin e punës dhe të ketë aftësinë të zgjidhë problemet që lindin në kohë sa më të shkurtër.