Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania PROGREEN SOLUTIONS kerkon te punesoje nje Arkitekt Klienti.
Detyrat
-Përpunon materiale grafike në funksion të shitjes dhe marketimit;
-Përpunon projektin për zhvillim në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të zyrës teknike;
-Mban komunikim të vazhdueshëm me disiplinat e tjera të zyrës teknike (MEP) dhe koordinon zbatueshmërinë e projektit;
-Azhornon në kohë vizatime sipas kërkesave të klientit në bashkëpunim me stafin teknik të zbatimit;
-Prezanton projektet te klienti;
-Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
-Analizon vizatimet e ndërtimit në përpërputhje me projektet e zhvilluara;
-Vizaton detajet tip duke u udhehequr nga zgjidhjet që përputhen me kostot e projektit, specifikimet teknike të kërkuara etj;
-Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, duke i ndihmuar me materiale grafike etj, në funksion të shitjes;
-Mban marrëdhenien me klientët;
-Merr pjesë në takime me klientet për tu informuar për ndryshime që mund të kanë për hapesirat e brendeshme të asetit;
-Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen lidhur me pozicionin.
Kualifikimet
-Diplomë në Arkitekturë;
-Eksperiencë pune mbi 2 vjet;
-Njohuri shumë të mira të të gjithë fazave të projektimit, nga projekt ideja, deri në projekt zbatim;
-Njohuri të avancuara kompjuterike për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si, MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max, ose program tjetër renderimi;
-Dëshirë dhe interes për t’i shkuar deri në fund detajeve të projektit, si dhe për të qenë pjesë aktive si në zyrë, ashtu edhe në kantiere;
-Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
-Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
-Aftësi për të përmbushur detyrat në kohë dhe me saktësi.