Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Finance | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania Enpi shpk kerkon te punesoje nje Ekonomiste.
Detyrat
-Regjistron faturat e shitjes dhe fiskalizon faturat sipas ligjit Nr. 87/2019, "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.
-Regjistron faturat e blerjes nga furnitore vendas dhe te importit.
-Kryen fiskalizimin e importeve nepermjet self-care
-Regjistron pagesat per furnitoret dhe arketimet nga klientet.
-Kontrollon cdo fund muaji raportet mujore te librit te blerjes dhe shitjes (rakordime me selfcare).
-Ёshtë përgjegjës për kontabilizimin në fund të muajit të pagave, qerasë, FDP TVSH-je, tatimeve të ndryshme.
-Raporton llogarinë e parapagimeve për furnizime
-Raporton per detyrimet ndaj furnitoreve dhe nga klientet
-Te mbaje komunikim te vazhdueshem me klientet (nepermjet e-mail ose telefon)
-Te realizoje oferta shitje
-Te kete komunikim me magazinen per rakordimin e kartelave te artikujve
-Te plotesoje dokumentacionin ekonomik per pjesemarrje ne procedura te ndryshme tenderimi.
Kualifikimet
-Me eksperiencë puneTë ketë përfunduar studimet e larta në Ekonomi/Finance.
-Të zotërojë shumë mirë programin financiar Bilanc.
-Të ketë njohuri shumë të mira të Microsoft Office.
-Aftësi organizative dhe fleksibilitet të lartë.
-Aftësi kalkuluese dhe analitike të mira.
-Etikë pune dhe përpikmëri.