Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
EuroElektra Sh.p.k shpall vakant pozicionin e: Magazinier
Detyrat
- Diplomë e arsimit të larte (Preferohet dega Ekonomik).
- Të ketë eksperiencë të ngjashme pune jo me pak se 3 vite
- Njohje e mirë e një gjuhe të huaj (Preferohet gjuha Angleze).
- Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
- Të jetë korrekt, dhe të aftësi të mira inventarizimi
- Të ketë njohuri të mira të programit financiar Financa 5.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
Kualifikimet
- Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë.
- Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga eproret e kompanisë.
- Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.
- Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse.
- Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
- Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte.
- Bën raportime periodike tek eprori i drejtpërdrejtë.
PAGESA: Konkuruese.
Dergo aplikimin tend
Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.
Njoftime të ngjashme
Shites per pjese kembimi dhe magazinier
Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati:
0 dite te mbetura