Secondary Adv

Tenderi 128 milion euro, 16 kompani ne gare per mirembajtjen e rrugeve ne 5 vitet ne vijim

Me datën 16 të këtij muaji, Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë ofertat për shpalljen e katër kontratave të mëdha për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë vendin për një periudhë pesë vjeçare.  Kosto  e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet ardhshme llogaritet 128 milionë euro nga të cilat 65.9 milionë euro do të financohen nga Banka Botërore.


Mirëmbajtja e rrugëve është ndarë në katër kontrata për katër Rajone:

1. Kontrata A: Në veri të Shqipërisë ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës
2. Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonët e Dibrës dhe Tiranës
3. Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës
4. Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës


Qeveria e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore për përballimin e kostove për mirëmbajtjen e rrugëve, duke  shtuar edhe nga fondet e veta. Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.

Kontrata për mirëmbajtjen përmbajnë:
-Rehabilitimi i rrugës
-Rrehabilitimi i trotuarit
-Ndërtimit ose rikonstruksionit i sistemit të kullimit
-Riparimet e erozionit dhe rrëshqitjeve
-Punime tokësore
-Ndërtimi / rikonstruksioni / riparimi i strukturave dhe mureve,
–Mirëmbajtja përfshinë sigurinë rrugore, ndërhyrjet në korrigjimin e pikave të zeza të identifikuara nga auditimi të sigurisë rrugore (i kryer tashmë);
Kohëzgjatja e kontratës është pesë vjet. Të gjitha punimet për përmirësim e gjendjes se rrugëve duhet të kryhen  brenda vitit  të parë të kontratës.  Ndërsa punimet e mirëmbajtjes do të ekzekutohet gjatë viteve 2, 3 dhe 4 viteve në vijiim.

Tenderi po bëhet me konkurrim ndërkombëtar të përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore për prokurimin e mallrave dhe punimeve.Ofertat duhet të dorëzohen me 16 shtator në orën  10.00 sipas kohës lokale dhe nuk lejohet ofertimi elektronik. ARRSH sqaron se ofertat do të hapen publikisht në prani të komisionit të tenderit.


Më të lexuarat