
Martini

Adresa:Rr.Vangjel Noti Nr1 Laprake Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Martini shpk prej vitit 1994 në tregun Shqiptar, operon në fushën e fasadave të xhamit, strukturale, gjysëm strukturale dhe Alukobond. Qëllimi dhe teknologjia e kompanisë Martini kanë qenë në rritje të shpejtë, nga ndërtimet e thjeshta metalike të dyerve dhe dritareve të aluminit në fasada komplekse. Kompania bashkëpunon me kompanitë lokale dhe të BE-së të tilla si Guardian Glass, Schuco, Tekna, Wicona, Alucoil, Tehnomarket, VAS, Elca, Elumatec, Elusoft etj. Investimi pa rezerva në kualifikimin profesional të stafit kryesor dhe përdorimi i teknologjive të reja e ka bërë kompaninë Martini shpk lider në këtë fushë. Martini beson se cilësia, profesionalizmi dhe shërbimi në kohë janë karakteristikat që e bën një prej kompanive më serioze në treg.
Produkti me i ri Kompozite Larcore nga Alucoil vjen per here te pare ne Shqiperi.
Çfarë ofron
Kompania Martini shpk ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh nga një përvojë shumevjecare si: Panele Alumini me alukobond ose alucore. Dritare dhe dyer me sisteme termike dhe profile normale. Fasada strukturale dhe gjysëm strukturale duke përdorur sistemet më të avancuara si Wicona dhe SCHUCO. Fasada të ventiluara me pllaka qeramike, me sisteme fikse alumini nën ndërtim. Fasada strukturale me sistem merimangë dhe kulme qelqi. Ballkone me profile qelqi dhe alumini për ndërtesa tregtare dhe rezidenciale. Bazuar në një përvojë të gjatë, kompania u siguron klientëve se produkti i tyre do të jetë rezultat i personelit më të kualifikuar, teknologjive më të mira dhe materialeve të certifikuara sipas standarteve të BE-së.
Shërbime

Aksesore Fasade

Aksesore hekuri dhe alumini per fasade

Dritare me Izolim termik

Dritare me profil alumini

Fasada te ventiluar qeramike dhe terakate

Fasada te ventiluara me alukobond

Fasada xhami strukturale

Fasada xhami gjysem strukturale

Fasada xhami me sistem merimange
Grila te komandueshme me motorr
Parmake ballkoni

Punime panelesh Kompoziti

Punime profile hekuri

Punime profilesh alumini me 5 akse

Punime profilesh me 3 akse

Dizenjime dhe planifikime

Finalizime instalimesh

Konstruksione alumini

Konstruksione hekuri dhe celiku

Teknologji e avancuar
Katalogu




Historiku
Martini shpk e ka filluar aktivitetin në vitin 1994 me seli në Tiranë. Që në fillesat e saj, kompania ka qënë e përkushtuar në angazhimin dhe aplikimin e teknologjive moderne të cilat në atë kohë ishin një hyrje e re në Shqipëri. Qëllimi dhe teknologjia e kompanisë Martini kanë qenë në rritje të shpejtë, nga ndërtimet e thjeshta metalike, dyert dhe dritaret e aluminit për të përfunduar tek ndërtimet komplekse të fasadave strukturale e gjysëmstrukturale të xhamit.
Punë të kryera

Autocity showroom Tirana

Godine Multifunksionale

Kastrati Group
Agna Group

Aquila Liquori

Ark Hotel

Autis Center

Colombini Casa

Expocity

Hygea Hospital

Interas Group Albania

Kosmonte Foods
Porcelanosa

Showroom offices

Kompleksi KIKA

Libeskind Project

Tirana Business Park

Park Gate

2NK
Partnere








