Shfaq kontaktet
Ixhem Parafabrikat
Shfaq kontaktet
Adresa:Rruga Vath Turja, Vrinas, Durres, Albania
kompanise
Përshkrimi

Zhvillimi i I.XH.E.M Parafabrikat
Tregu i ndërtimit në Shqipëri po evoluon me ritme të shpejta, duke kërkuar cilësi, shpejtësi dhe besueshmëri. Në këtë realitet dinamik, I.XH.E.M Parafabrikat është shndërruar në një simbol të profesionalizmit dhe inovacionit, duke bashkuar përvojën italiane në teknologjinë e parafabrikatëve me ekspertizën vendase.
E themeluar në vitin 2008, kompania ka ndërtuar një model industrial të qëndrueshëm, duke u pozicionuar ndër kompanitë lider në ndërtimin industrial në Shqipëri dhe rajon.
Një model industrial me cikël të integruar
Forca kryesore e I.XH.E.M qëndron në modelin e saj të prodhimit me cikël të plotë të integruar, që përfshin çdo fazë të procesit:
• Studimi i fizibilitetit
• Projektimi arkitektonik dhe inxhinierik
• Prodhimi i elementeve parafabrikat
• Transporti dhe montimi në kantier
• Dorëzimi final “me çelësa në dorë”
Ky sistem garanton efikasitet, kontroll të plotë të cilësisë dhe besueshmëri maksimale, duke siguruar realizimin e projekteve sipas standardeve më të larta.
Me linja prodhimi të certifikuara CE dhe kontroll rigoroz teknik, çdo strukturë realizohet me saktësi dhe jetëgjatësi të garantuar.
Pse I.XH.E.M bën diferencën
Në një treg ku konkurrenca shpesh bazohet në çmim, I.XH.E.M ka ndërtuar identitetin e saj mbi:
• Cilësi teknike të lartë
• Eksperiencë dhe profesionalizëm
• Besueshmëri dhe korrektësi
• Partneritete afatgjata
“Çdo projekt është një marrëdhënie që zgjat.”
Partnerë

Sektorët ku operon I.XH.E.M
I.XH.E.M Parafabrikat ofron zgjidhje për sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik:
• Logjistikë dhe magazinim – depo industriale, struktura për industri dhe energji
• Tregti dhe shërbime – supermarkete, showroom-e, qendra tregtare
• Industria e përpunimit – fabrika metali, mermeri, druri dhe materiale ndërtimi
• Infrastrukturë dhe energji – ura, kabina elektrike, struktura mbështetëse
• Agrobiznes dhe blegtori – ambiente prodhimi dhe magazinimi ushqimor
Ky diversitet dëshmon fleksibilitetin dhe kapacitetin teknik të kompanisë për çdo tipologji projekti.

Çfarë ofron

1. Studim fizibiliteti
-Vleresim I cdo informacioni mbi zonen e ndertimit dhe perdorimi I tyre per projekt idene.
-Vleresim I I zones se ndertimit, perfshire studim gjeoteknik.
-Konsiderojme zgjedhje te ndryshme ne site te ndryshme ( ne raste kur klienti kerkon konsulence).
-Analize e zgjidhjeve baze mbi kerkesat.
2. Projektim arkitektonik
-Projekt arkitektonik I bazuar ne nevojat e klientit.
-Zgjedhja e elementeve parafabrikat qe do te perdoren ( ne baze te hapesires se drites te nevojshme per shperndarjen ne plan dhe lartesine e shfrytezueshme)
-Zgjedhje e kompozimit dhe materialitetit ne fasade.
-Plane, prerje, fasada.
-Interier I nderteses – ekstra ( ne baze te kerkeses se klientit).
3. Projektim inxhinierik
-Analiza strukturore e elementeve parafabrikat.
-Projektim I elementeve parafabrikat nga zyra jone e projektimit e drejtuar nga ing. Vincenzo Silistrini.
4. Prodhim
-Prodhim I elementeve ne baze te projektit inxhinierik.
-Cdo element eshte I prodhuar ne fabrike.
-Cdo element vendoset ne pisten perkatese ne baze te dimensionimit.
-Insertet vendosen ne cdo element duke ndjekur vizatiment strukturore.
-Kur elementet jane gati ( kur eshte arritur marka e betonit e shenuar ne projektin strukturor) ngrihen nga pista.
-Cdo element siglohet ( ne baze te projektit dhe nr. te elementit) dhe me pas pozicionohet ne zonen e stokazhit.
5. Transport
-Elementet qe do te transportohen ne kantierin e ndertimit, perzgjidhen nga zona e stokazhit ne baze te nje studimi te meparshem ( ne baze te rradhes se montimit)
-Elementet e perfunduara transportohen me trailer ne vendndodhjen perfundimtare.
6. Montim
-Elementet montohen ne vend nga grupi jone I montimit.
-Cdo element lidhet me tjerin me ane te inserteve.
7. Punime finiture
-Punimet e finitures jane punimet e fundit perpara dorezimit te objektit. Ato perfshijne pastrimin e fugave ndermjet paneleve, silikonimin e tyre, punime rregulluese etj.
8. Dorezim i objektit
-Godina parafabrikat eshte gati per perdorim!
Çfarë garanton I.XH.E.M
• Dorëzim në kohë dhe sipas projektit
• Struktura të qëndrueshme dhe jetëgjata
• Efikasitet ekonomik dhe transparencë
• Standarde të larta sigurie dhe cilësie
Realizime




Punë të kryera

Volvo

Vertigo

Vaso Trans

Salillari

Renault

Rear

OBM 123

OBM 4

Mektrin

Medicamenta

IMI Farma

IDK

Confort

Atlantic 3

Albamer sh.p.k

Kompania e tregtimit te automjeteve Altmeg

Kompania italiane ne Shqiperi Barbier`s Goma

Mall of Albania




k.jpg)